LAJMI I FUNDIT:

Serbia dhe Sudani Jugor

(Serbia po reflekton si shtet më keq se Sudani, dhe presidenti serbë Boris Tadiq po reflekton më me injorancë se Al Bashiri…?)

Sudani Jugor, është shteti më i ri në botë nga pikëpamja e lindjes si shtet dhe, e anëtarësimit në OKB. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka proceduar shpejt e shpejt linjën e njohjes së këtij shteti të ri. Sudani Jugor e shpalli pavarësinë e tij më 9 korrik 2011. Vetëm 5 ditë më vonë, u pranua në Kombet e Bashkuara. “Pas një diskutimi në Këshillin e Sigurimit, dhe pa pasur nevojën e votimit, ky organ i ka rekomanduar Asamblesë së Përgjithshme pranimin e anëtarit më të ri në OKB. Votimi në asamble pritet të ndodhë sot, gjatë ditës. Sudani Jugor, do të bëhet shteti i 193-të i OKB-së (“Routers”/ 14.O7.2011 ). Dakordimi ndërkombëtar për njohjen dhe pranimin e shpejtë të Sudanit Jugor si anëtar të OKB-së, përbën një precedan në sistemin juridiksional ndërkombëtar dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Padyshim, është një precedan pozitiv dhe kjo duhet parë e trajtuar si efikasitet i punës së OKB-së në zgjidhjen e krizave ndërkombëtare, dhe kjo dinamikë e OKB-së duhet përshëndetur pavarësisht nga analizat dhe konsekuencat që mund t’i nxjerrim me këtë rast.


Makiavelizmi serbë

Në anën tjetër, për Sudanin Jugor dhe popullin e tij pavarësia e fituar është një fund i gëzuar, sado që e kaluara historike ka qenë e vështirë. Ashtu si edhe shtete të tjera, edhe Serbia e ka njohur Sudanin Jugor më 21 gusht 2011 dhe, e ka njohur relativisht shpejtë. Interesant, nga ana e Serbisë! Dhe me këtë akt diplomatik-shtetror, Serbia ka akceptuar një vendim shtetëror pak a shumë pozitiv lidhur me zgjidhjen e drejtë të një vatre të vjetër konfliktuoze në kontinentin afrikan. Në linjë të këtij shkrimi, urojmë zhvillim dhe prosperitet për Sudanin Jugor me bindjen që edhe Republika e Kosovës, do ta njohë një ditë këtë shtet. Kur është fjala tek Serbia, hapi njohës i saj mund të shihet në një univers më të gjerë komentimi e analize, në rend të parë mund të shihet si një shembull apo si një akt që përtej vullnetit të mirë diplomatik-shtetror, zbulon apo reflekton tipologjitë e një shteti që në brendi të zhvillimit historik të tij më shumë se gjithçka fsheh një teknologji të madhe makiavelizmi politikë dhe shtetror.

Kur e themi këtë, kemi parasysh historinë e resurseve kontradiktore politike dhe diplomatike serbe me të cilat është ndërtuar politika e brendshme dhe e jashtme dhe padyshim, kemi parasyshë edhe qëllimet dhe funksionimi i këtyre resurseve. Në përgjithsi, opusi politikë dhe diplomatikë serbë është një opus-lëgurë prej mënyrash dhe mjetesh që kanë ushqyer në kontinuitet (tradicionalisht) rrugën e shtetndërtimit të bazuar në qeverisje dhe sisteme ideologjike sa nacionaliste-totalitare, po kaq edhe të pasigurta-destruktive. Thelbi i këtij opusi përbëhet nga objektiva dhe metoda kalkuluese që historikisht, janë vendosur dhe zhvilluar mbi tëbanin e politikave të forcës dhe të makiavelizmi ekspansionist. Kësisoji Serbia, përtej çdo gjëje tjetër është fuzionuar si shtet fragjil dhe është betonuar si një shtet antidemokratik duke i dhënë disa herë në histori shoqërisë serbe orientime ideologjike tipike ekstreme, si dhe duke i dhënë qeverisjes serbe primesa të prirjeve politike diktatoriale, acaruese-luftënxitëse.

Serbia ka treguar haptazi në të kaluarën e largët dhe të afërt, psikologjinë shtetrore pushtuese (në luftërat antiosmane, në luftërat ballkanike etj.). Ndonëse pa shumë bagazh të një shteti të konsoliduar dhe të fuqishëm, Serbia ka ndjekur rrugë kontradiktore-të dhunshme shtetformuese dhe shtetzhvilluese, si dhe ka ndjekur aleanca ndërkombëtare të natyrave luftënxitëse. Gjatë shek. XIX dhe XX, Serbia ka pushtuar toka të shumëta të popujve të Ballkanit, si dhe ka qenë shkaktare e drejtpërdrejtë dhe e tërthortë e disa luftërave dhe poashtu, pjesmarrëse direkte në disa luftëra.

Serbia e ka njohur Sudanin Jugor, por cilat janë koncepet koekzistente-paqësore serbe ? Parë në dimensione më specifike, Serbia në të kaluarën por edhe sot kultivon një trajtim ortodoks të konceptit të lirisë, preferon një trajtim pak a shumë rrënues ndaj paqës dhe prosperitetit. Idustria politike dhe ushtarake serbe, sillet vërdallë në “tregun historik makiavelistë të ekspansionit dhe përfitimit”, pavarësisht nga çmimi që duhet paguar qoftë nga Serbia vetë, çoftë dikush tjetër. Serbia poashtu, ka edhe një trajtim të hapur dhe të rafinuar nacionalistë-shtetror ndaj komuniteteve joserbe, ndaj kulturave, racave, religjioneve etj. Historikishtë, regjimet serbe në Beograd kanë ardhë në pushtet si pasojë e vullnetit nacionalist-agresiv serbë, si pasojë e ideologjive ekstreme siç është fashizmi, komunizmi etj.

Kompleksiteti i imazhit të rrënuar serbë

U ndala pak më gjatë se që do të duhej në zbërthim të etno-psikologjisë serbe nga aspekti politiko-shtetror por m’u nga ky zbërthim, lehtësohet edhe shpjegimi lidhur me faktin se përse Serbia e njohu kaq shpejt Sudanin Jugor. Mbi cilat preferenca politiko-diplomatike është nisur Serbia ta njoh këtë shtet, duke qenë se ajo vetë si shtet jo vetëm që është kontradiktore në planin e politikës së jashtme por, është edhe një shtet që ka luftuar vazhdimisht kundër lirisë dhe sovranitetit të popujve dhe shteteve të tjera.

Fillimishtë, po përmendi disa fakte të cilat aspak nuk e kanë favorizuar Serbinë që të marrë vendim-aktin për njohjen e këtij shteti. E para, Sudani Jugor është larg nga aspekti gjeografik dhe Serbinë dhe në këtë mënyrë, Serbinë nuk e lidhë asnjë linjë aktuale politike, ekonomike, kulturore me Sudanin Jugor. E dyta, komunitetin serbë nuk e lidhë asnjë linjë historike-etnike me komunitetin e Sudanit Jugor. E treta, nga pikëpamja gjeostrategjike, vështirë që Serbia mund të ketë ndonjë interes urgjent që të themi se akëcili interes, e ka përshpejtuar aktin serbë për ta njohur Sudanin Jugor. E katërta, Sudanin Jugor bie fjala, nuk ka fare infrastrukturë specifike-moderne, nuk ka agrokulturë të avancuar, nuk ka industri të rëndë të zhvilluar etj. E pesta, Sudani Jugor pastaj, nuk është ndonjë qendër me rëndësi ndërkombëtare e karakterit politikë, kulturorë, sportiv, fetar etj. Ky (Sudani Jugor) është një vend i shkatrruar-rrënuar afrikan nga lufta civile.
Epo, cilat në të vërtetë janë intereset e këtij akti për Serbinë…?

Serbia vetë, ka një imazh të rrënuar politikë-ndërkombëtar. E ndodhur dikur në qendër të prestigjit (në kohën e ish Jugosllavisë), Serbia (sot) është një sferë gjeopolitike e parëndësishme ndërkombëtare dhe, s’troket kush në derë të Serbisë për çfardo shërbimi të rëndësishëm politiko-diplomatik me konotacion nga arena e marrëdhënieve ndërkombëtare. Rrëndësia gjeopolitike e Serbisë, poashtu ka rënë që me rënjen e komunizmit dhe që me hyrjen e Evropës në rendin e ri ndërkombëtar të shek.XXI.

Në anën tjetër, edhe rëndësia gjeostrategjike e Serbisë, sot është pothuajse kurfare…! Duke u kapur nga një gjest i këtillë diplomatik, Serbia po përpiqet të tregojë njëfar fleksibiliteti në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, krahas përpjekjeve makiaveliste për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Në esencë, Serbia nuk është fort e qartë në arenën e bashkpunimit dhe të koekzistencës paqësore ndërkombëtare! Qasjet serbe në politikën e jashtme, janë kryesishtë qasje të kutit të dyfishtë teorik dhe praktik, gjithnjë duke pasë për synim prodhim të politikave jostabile dhe jopaqësore. Edhe në fushën e politikave të brendshme siç theksova më lartë, Serbia dikton vazhdimishtë ritme të zhvillimeve kontradiktore-acaruese.

Në Serbi, edhe sot shkalla e urejtjeve ndërnacionale është e madhe. Nacionalizmi serbë, beson ende në pasallmet ortodokes të të qenurit “popull hyjnor” ! Mosdurushmëritë nacionaliste, deri te ato racore, fetare, kulturore etj., janë bestytni politike megallomane të tipit të parullave të çoroditura (të dikurshme) që i hasnim nëpër kuartet e Prishtinës, si: “Serbia do Tokio” (Serbia deri në Tokio). Ndërkaq, kjo mënyrë ekzistenciale shtetrore është e pakuptimtë për të mos thënë është e diskutueshme dhe gjithandej, përbën një lloj pasigurie qoftë për vetë funksionalitetin e shtetit, qoftë për rregullin-sistemin ndërkombëtar.

Kur jemi te Serbia, njohja e Sudanit Jugor nga ajo, është më shumë një tentim për të përfituar sado pak në imazh. Njohja e Sudanit Jugor, është një taktikë e Serbisë për t’u dukur para komunitetit ndërkombëtar si një shtet që përkrah dhe inkurajon paqen dhe zhvillimin ndërkombëtar, koekzistencën, barazinë e shteteve dhe të kombeve etj.

Serbia duhet të mësojë nga rasti i Sudanit

Serbia nuk ka arritur që të fuqizohet nga pikëpamja e konsolidimit politikë dhe shtetror të brendshëm dhe të jashtëm si një shtet që me veprime esull, mund t’i tejkaloj ngarkesat kanceroze politike dhe historike, që mund ti tejkalojë problemet nacionale-brendashtetrore, marrëdhëniet rajonale etj. Serbia nuk ka raporte të denja shtetrore me Republikën e Kroacisë, me atë të Malit të Zi etj. Shoqëria dhe shteti serbë, vuajnë thellë nga politikat nacionaliste-totalitare, nga politikat e djathta agresive, nga bestytnitë nacional-romantike shoqërore dhe shtetrore, si dhe nga format e krimit të organizuar-ekstrem. Mosdurushmëritë e ndryshme ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut në Serbi, janë vazhdimishtë aktuale si ndaj pakices hungareze, shqiptare, vllehe, rome etj. E qartë: Serbia e ka njohur Sudanin Jugor, dhe ky është një vullnet shtetror që s’mund të kontestohet nga askush. Mirëpo, pse Serbia nuk e njeh Kosovën?

Në raport me Republikën e Kosovës, Serbia vazhdon të mbetet jokoherente-agresive. Bile, vazhdon të sillet ende në mënyrë paternaliste-hegjemoniste. As pas më shumë se tri vjet të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Serbia nuk ka arritur të shmanget nga qëndrimi agresiv dhe destabilizues kundruall Kosovës. Serbia, e ka njohur Sudanin Jugor ndërsa që nuk ka bërë asnjë shqyrtim që së paku pas vitit 2008, të vlerësoj se si të sillet ndaj fqinjit të saj të ri: ndaj Republikës së Kosovës. I vetmi vlerësim serbë është: vazhdimi i trajtimit armiqësor ndaj Kosovës!

Në anën tjetër, Kartumi ( prej të cilit u nda Sudani Jugor ) përkundër faktit që e ka luftuar me dekada idenë e ndarjes, ka qenë i parë që e ka njohur shemrën e tij: Sudanin Jugor. Serbia që këto ditë e ka njohur Sudanin Jugor, vazhdon ta ruaj idenë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë, pra është territor i saj! Ky qëndrim madje, është i formuluar edhe në preambulë të kushtetutës aktuale serbe. Gjepura. Serbia (mbi të gjitha), qëndron e vetëkryqëzuar në vorbullin e një problemi sa artificial, po kaq edhe të improvizuar!

Është koha që Serbia të evoluoj në rrugën e njohjes së Kosovës. Ajo, Serbia ka aq shumë fakte dhe arsye për të qenë e inkurajuar në këtë drejtim. Serbia duhet të mësojë nga rasti i Sudanit. Sudani dhe qeveria aktuale e Al Bashirit, i dhanë fund armiqësisë dhe e pranuan vullnetin e Sudanit Jugor ç’është e vërteta, edhe e njohën ndër të parët. Por Serbia, vazhdon të mos e pranojë realitetin e ri të krijuar në Kosovë. Pse ? Sensi prej shtetit dogmatik-totalitar dhe mungesa e pragmatizmit politikë, e shtyjnë Serbinë që të ndjek parime alogjike, veprime të dyfishta, si dhe politika të forcës e arrogancës destabilizuese. Ok. Kjo (njohja e Kosovës), është punë për Serbinë. Por një gjë duhet thënë këtu: Serbia po reflekton si shtet më keq se Sudani, dhe presidenti serbë Boris Tadiq po reflekton më me injorancë se Al Bashiri…? No koment…