LAJMI I FUNDIT:

Scolari trajner i Palmerias

Scolari trajner i Palmerias

Ish-menaxheri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, është emëruar trajner i klubit brazilian, Palmeiras.

Scolari që ka drejtuar kombëtaret e Brazilit dhe Portugalisë, ka vendosur t’i rikthehet skuadrës që e drejtoi deri në vitin 2000. Ai zyrtarisht do të marrë nën drejtim Palmerias më 15 qershor.

61-vjeçari ishte trajner i skuadrës nga Uzbekistani, Bunyodkor, por u largua me pajtim të të dyja palëve, duke cituar edukimin e djalit të tij si arsyen kryesore të largimit. /Telegrafi/