LAJMI I FUNDIT:

Schumacher: Në vitin 2011 e dua titullin e F1

Schumacher: Në vitin 2011 e dua titullin e F1

Shtatëherë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, ka deklaruar se ai do të vazhdojë ta drejtojë makinën e Mercedes edhe sezonin e ardhshëm në Formula 1, por me aspiratë për ta fituar titullin e tetë në karrierën e tij.

“Kur u ktheva, synimi ishte ta fitoja titullin. Kjo është arsyeja pse jam këtu, shumë qartë. Unë e di synimin tim përfundimtar, ku dua të shkoj, jam i bindur se mund ta arrij atë”.

“Nuk jam plotësisht i kënaqur me paraqitjet e mia këtë sezon. Ekziston një pritje të cilën është e pamundur ta arrij. Nuk jam magjistar. Vetëm më duhet kohë për t’u kthyer në maje dhe do të marr kohën e nevojshme”, deklaroi Schumi. /Telegrafi/