LAJMI I FUNDIT:

Savchenko kërkon zgjedhje të parakohshme

Savchenko kërkon zgjedhje të parakohshme

Pilotja ukrainase Nadia Savchenko ka thënë sot se Ukrainës i duhen zgjedhje të parakohshme në mënyrë që të “ngjizet gjaku i ri”.

Savchenko që është bërë heroinë kombëtare në Ukrainë pasi që dy vjet ka kaluar në burgjet ruse, ka thënë për Asociated press se “populli ukrainas meriton qeverisje më të mirë se sa që ajo ka”.


Ajo ka shtuar se Qeveria nuk ka plotësuar pritjet pas përmbysjes së presidentit pro rus Viktor Janukoviq në vitin 2014.

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko dhe bashkëpartiakët e tij janë kundër shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme duke vlerësuar se do të rritë jo stabilitet dhe do të prodhojë krizë ekonomike.

Savchenko ka thënë se SHBA dhe perëndimi duhet të ushtrojnë presion ndaj Rusisë që të respektojë marrëveshjen e Minskut në mënyrë që të shmanget rreziku nga një luftë e re botërore.

Savchenko është kthyer më 25 maj në Ukrainë pasi që është liruar nga burgu rus në marrëveshje për këmbim me dy ushtarë rusë të arrestuar në Ukrainë.

Savch enko në mars është dënuar me 22 vjet burg për shkak se siç thuhet përzierjes në vrasje të dy gazetarëve rusë në lindje të Ukrainës në vitin 2014.

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori