LAJMI I FUNDIT:

Samiti Rusi-BE, diskutohet ndalimi i importit të perimeve

Samiti Rusi-BE, diskutohet ndalimi i importit të perimeve

Ndalimi i importeve të perimeve të Bashkimit Evropian nga ana e Rusisë pritet të jetë në qendër të diskutimeve në samitin mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian që po mbahet në qytetin Nizhny Novgorod.

Javën e kaluar Rusia ndaloi importimin e perimeve të freskëta nga 27 vendet anëtare si reagim ndaj shpërthimit vdekjeprurës të E. Colit, e cila fajësohet për vdekjen e 27 njerëzve, kryesisht në Gjermani.

BE ka kundërshtuar ndalesën, për të cilën zyrtarët thonë se nuk ka bazë shkencore dhe se mund të bie ndesh me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, të cilës Rusia po kërkon t’i bashkohet.

Samiti dy ditor i bënë bashkë presidentin rus Dimitirj Mevdedev, presidentin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso dhe presidentin e BE-së, Herman von Rompej.


Në anën tjetër, trangujt janë kthyer në radar të autoriteteve gjermane si shkaktarë të mundshëm të shpërthimit bakterial E.Coli në Evropë. Shpërthimi bakterial la të vdekur 26 persona dhe infektoi më shumë se 2700 të tjerë.
Dy javë më herët trangujt nga Spanja u fajësuan për shpërthimin vdekjeprurës për t’u përjashtuar më pas si burim infektimi.

Më vonë fokusi lëvizi në bishtajat nga Gjermania Veriore, por asnjë test nuk provoi që ato të jenë të kontaminuara me bakterin e cila shkaktoi shpërthimin.
Tani, sipas agjencisë Associated Press, dyshimet kanë rënë mbi një trangull, origjina e vendit të prodhimit të të cilit nuk dihet, i cili ka sëmurë një familje në Gjermaninë Lindore. /Telegrafi/