LAJMI I FUNDIT:

Sa sheqer ka vera? Pse kaq shumë alkool në verë?

Sa sheqer ka vera? Pse kaq shumë alkool në verë?

Rexhep Kryeziu
Ekspert i vreshtarisë dhe verarisë, Zvicër

Konsumatorët e sotëm dyshojnë për nivelet e larta të alkoolit dhe sheqerit të mbetur në verëra. Ekspertet e thonë ndryshe, nuk ka arsye për shqetësime.


Vështirë se ndonjë temë tjetër diskutohet në mënyrë kaq të madhe dhe me pasion në botën e verës sa përmbajtja e alkoolit në verëra, e cila është gjithnjë e më e lartë në përmbajtje gjatë dekadave të fundit. Por çfarë i motivon prodhuesit e verës të prodhojnë më shumë verëra të pasura me alkool dhe pse ky zhvillim përballet me kritika nga njohësit e verërave?

Tema e ndryshimit të klimës është në bisedën e të gjithëve edhe kur bëhet fjalë për verën, kjo duhet kuptuar fjalë për fjalë: vreshtarët nuk vendosën me vullnetin e tyre të lejojnë verërat e tyre me më shumë alkool sesa bënin 20 vjet më parë. Ata thjesht nuk kanë zgjidhje tjetër për shkak të temperaturave gjithnjë në rritje në mbarë botën.

Por, pse temperaturat më të larta sjellin më shumë alkool në verë? Përgjigja është në fakt shumë e thjeshtë: Më shumë orë me diell dhe temperaturat më të larta prodhojnë më shumë sheqer në rrush, duke e bërë atë më të pjekur dhe më të ëmbël. Përmbajtja më e lartë e sheqerit nga ana tjetër siguron që gjatë fermentimit alkoolik të prodhohet më shumë etanol, i ashtuquajturi “alkool i pijshëm”.

Për shkak se fermentimi alkoolik i shkaktuar nga tharmet e shndërron sheqerin në alkool – dyoksidi i karbonit dhe nxehtësia prodhohen gjithashtu si nënprodukte. Tani, nëse synoni të prodhoni një verë të thatë, nuk keni zgjidhje tjetër veçse ta shndërroni plotësisht sheqerin në alkool.

Përmbajtja e lartë e alkoolit: A janë prekur të gjitha vendet prodhuese të verës me këtë fenomen?

Nëse e kuptoni këtë shpjegim, bëhet e qartë se vendet veçanërisht të ngrohta prodhues të verës përballen me sfida më të mëdha se vendet me klimë të moderuar. Aty ku në vende si Spanja, Italia, Greqia, vendet e gadishullit Ilirik e ne veçanti Shqipëria, Kroacia, Mali i zi, Kosova dhe Maqedonia, vitet fundit është shumë e vështirë të përballesh me të nxehtin ekstrem.

Jo vetëm që kërkesa për ujitje te vreshtave me ujë artificial është e madhe, por rrushi shumë i pjekur ndonjëherë prodhon verëra të kuqe me një përmbajtje alkooli natyral prej mbi 15% të vëllimit alkool, të cilat gjithashtu nuk përmbajnë pothuajse asnjë aciditet freskues. Vreshtarët shpesh “duhet” të përballen me masat (ligjore) të dealkoholizimit dhe shtimit të acidit (“acidifikimi” i verërave me acid tartarik ose dhe me acidin malik).

Por efektet e ndryshimeve klimatike, vitet e fundit, janë të dukshme edhe në vendet e verës si në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Elsas, Francë veriore. Për më tepër: në rajonet e verës jugore edhe ne Zvicer dhe Gjermani si Baden dhe Pfalz, përmbajtja e lartë e alkoolit dhe aciditeti i ulët edhe në këto vende, është tashmë një problem.

Por, jo vetëm klima ndikon në përmbajtjen e alkoolit të verës së përfunduar. Kultivari i rrushit është gjithashtu një faktor vendimtar. Siç dihet nga frutat e tjerë, rrushi ndonjëherë ka dallime domethënëse nga varieteti në varietet për sa i përket ëmbëlsisë dhe pjekurisë të rrushit.

GettyImages

Megjithëse një përmbajtje e ulët alkooli (nën 10%) fillimisht tregon një verë të ëmbël të mbetur në të cilën sheqeri nuk është shndërruar plotësisht në alkool, një Dimiat, për shembull, gjithmonë do të prodhojë më pak sheqer ose alkool sesa një Chardonnay ose nje Rizling italjan, madje në kushte të njëjta zhvillimi. E njëjta gjë vlen edhe për një Pinot Noir, Zhamet ose një Game, te cilet do të jetë gjithmonë më i lehtë dhe më i ulët në alkool se, për shembull, një Syrah, Kabernet ose nje Vranç për shkak të karakteristikave të tij specifike të varietetit të rrushit.

Pra, ndoshta duhet të mësohemi me faktin se një verë e kuqe mesatare nuk përmban më 12 deri në 13% alkool, por më tepër 14 deri në 15% alkool. Dhe madje edhe verërat e bardha të thata rrallë përmbajnë më pak se 13% alkool – përjashtimet, natyrisht, vërtetojnë rregullin. Një verë e bardhë e thatë nga Aargau (CH) nga një vjelje e një viti mjaft e ftohtë mund të ketë ende një përmbajtje alkooli prej vetëm 10.5%.

Është thelbësore t’i kushtoni vëmendje se nga vjen një verë dhe cilat ishin rrethanat e cilësisë së mirë, duhet gjithashtu të keni një hapje të caktuar themelore ndaj verërave me përmbajtje më të lartë alkooli. Sepse dy ose tre për qind më shumë nuk do të thotë domosdoshmërisht një verë me përmbajtje më të lartë alkooli. Sigurisht që ju shtoni më shumë alkool në trupin tuaj, por ndryshimi nga pikëpamja shëndetësore është zakonisht margjinale / interesante.

Është më e rëndësishme të kuptohet se një përshtypje e pakëndshme alkoolike e verës nuk varet vetëm nga vetë përmbajtja e alkoolit. Edhe verërat më me pak alkool mund të duken “të fryra” sapo alkooli nuk balancohet mjaftueshëm nga përbërës të tillë si taninet dhe aciditeti. Konkluzioni i kundërt i vlefshëm tashmë është vërtetuar se: Një Shiraz / Serin australian me 16% alkool nuk dukej më alkoolike në një degustim. Për shkak të trupit të tij të fortë, intensive frutore dhe aciditetit ende të mjaftueshëm, përmbajtja e alkoolit nuk doli kurrë në plan të parë.

Dhe një gjë tjetër që duhet përmendur: alkooli është gjithashtu një bartës i shijes që thekson vetitë e tjera aromatike të verës. Përveç kësaj, alkooli është i domosdoshëm kur bëhet fjalë për maturim më të gjatë. Alkooli është një ruajtës natyral i verës. Edhe kjo duhet të merret parasysh kur diskutohet për favorin dhe pasojat e alkoolit në verë. /Telegrafi/