LAJMI I FUNDIT:

Rusët pretendojnë se kanë vrarë pesë ushtarë ukrainas që tentuan ta ngritin flamurin në Ishullin e Gjarprit

Rusët pretendojnë se kanë vrarë pesë ushtarë ukrainas që tentuan ta ngritin flamurin në Ishullin e Gjarprit

Ministria ruse e Mbrojtjes, pretendon se ka vrarë ushtarët ukrainas që tentuan të ngritin flamurin ukrainas pas rimarrjes së Ishullit të Gjarprit, raporton Guardian.

Moska pretendon se i ka shkaktuar edhe dëme të mëdha në makinerinë luftarake Kievit në Ishullin e Gjarprit, pavarësisht se forcat ruse ishte raportuar se ditë më parë se janë tërhequr nga ky ishull, transmeton Telegrafi.

Rusët thonë se kanë vrarë pesë ushtarë ukrainas që zbarkuan në ishull me anije, dhe u fotografuan duke tentuar ta ngritin flamurin ukrainas.


“Një fluturake ruse ka lansuar një raketë precize në Ishullin e Gjarprit, ku si pasojë janë shkatërruar mjetet ushtarake dhe personeli i ushtrisë ukrainase. E ata që i mbijetuan sulmit janë nisur drejt fshatit Primorskoye në rajonin e Odesas”, thuhet në njoftimin e ministrisë ruse.

Në anën tjetër, pala ukrainase akoma nuk ka reaguar ndaj pretendimeve të rusëve, por ditë më parë kanë publikuar pamjet e një operacioni ushtarak që sipas tyre i detyroi rusët të tërhiqen nga ky ishull që u bë simbol i rezistencës.

Aty shiheshin dronët dhe artileria ukrainase duket goditur mjetet ushtarake të rusëve, që më pas u tërhoqën plotësisht nga ky ishull. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bubullimat dhe vetëtimat mbi Londër i bënë njerëzit ‘të shqetësohen se bota po mbaronte’

Bubullimat dhe vetëtimat mbi Londër i bënë njerëzit ‘të shqetësohen se bota po mbaronte’

Evropa
Harris-Trump, publikohen disa rezultate interesante të sondazheve, në prag të debatit presidencial televiziv

Harris-Trump, publikohen disa rezultate interesante të sondazheve, në prag të debatit presidencial televiziv

Amerika
Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Berlini mund të ndërmjetësojë bisedimet Rusi-Ukrainë, thotë ish i dërguari i Kievit në Gjermani

Berlini mund të ndërmjetësojë bisedimet Rusi-Ukrainë, thotë ish i dërguari i Kievit në Gjermani

Botë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Botë
Forcat ukrainase në Kursk të Rusisë po përgatiten për një luftë të gjatë – thotë një ekspert

Forcat ukrainase në Kursk të Rusisë po përgatiten për një luftë të gjatë – thotë një ekspert

Botë
Kalo në kategori