LAJMI I FUNDIT:

Rreziku nga lidhja e bebeve

Rreziku nga lidhja e bebeve

Lidhja dhe mbështjellja e bebeve para se të bien në gjumë mund të krijojë rrezikun për operacion në legen kur ata të rriten.

Doktorët australian kanë paralajmëruar prindërit e rinj për pasojat e lidhjes dhe mbështjelljes së bebeve, raporton The Daily Telegraph.

Edhe pse është njëra nga metodat më efektive për t’i vënë bebet në gjumë dhe për të parandaluar vdekjen e tyre të hershme, doktorët australianë kanë thënë se kur të rriten ata mund të përballen me shumë probleme fizike.


“Ka shqetësim te komuniteti i mjekëve ortopedë për lidhjen e bebeve”, kanë thënë mjekët australian, të cilët paralajmërojnë se lidhja dhe shtrëngimi i bebeve mund të shpie në zhvillimin e displazisë së legenit.

Fëmijët duhet të jenë të lirë që t’i lëvizin këmbët dhe t’i përkulin në “pozicionin e bretkosës”, kanë thënë mjekët australianë.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori