Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, të cilën ditë më parë Qeveria e Kosovës e ka dërguar për trajtim në Kuvendin e Kosovës, ka mjaft të meta, të cilat, në të ardhmen, do të mund të reflektohen në zhvillime negative të vendit, vlerësojnë ekspertët e çështjeve ekonomike.
Ekspertët thonë se kjo kornizë është e bazuar në supozime të paqëndrueshme, dhe në të, ende figurojnë shumat financiare, të cilat Kosova i ka humbur pas daljes nga marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Lumir Abdixhiku, ekspert për ekonomi në institutin Riinvest, thotë se ekzistojnë gjasat që Kosova ta mbulojë krizën financiare, por vetëm për vitin 2011, nëse arrin ta shesë PTK-në. “Kosova do të mbetet pa para dhe me arkë të zbrazët deri në fund të vitit, nëse nuk shitet PTK-ja. Mbetja pa para e vendit tonë është tmerrësisht e rrezikshme në aspektin financiar. Lutem që të mos kemi ndonjë krizë natyrore ose ndonjë shpenzim të ri, sepse tërësisht do të mbesim pa para në gjepat tonë”, thotë Abdixhiku.
Ndërkaq, Muhamat Sadiku, profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se edhe nëse Kosova shet Post Telekomin dhe një pjesë të Korporatës Energjetike të Kosovës, vështirë se do të mund ta ndërtojë një qëndrueshmëri fiskale dhe zhvillimore, nëse nuk do ta ketë mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Sipas tij, Kosova do të jetë e detyruar që t’i atakojë mjetet të cilat janë të ruajtura si rezervë buxhetore. “Rezervat e detyrueshme, të cilat i kishte përcaktuar Fondi Monetar Ndërkombëtar, që sivjet të jenë mbi 300 milion euro, nëse preken, atëherë ky do të jetë indikator që Kosova po hynë në fazë të një destabilizimi fiskal”, shprehet Sadiku.
Ndërkaq, Abdixhiku thekson se kriza financiare për Kosovën do të nënkuptonte edhe krizë ekonomike. Ai thotë se paralajmërimet që janë bërë më herët, gjatë janarit të vitit 2011, janë injoruar në vazhdimësi prej Qeverisë dhe ndoshta ky ka qenë gabimi më i madh.
“Por, nuk është vonë. Besoj se Kosova ka mundësi që të bëjë disa zgjidhje dhe të jetë më kreative në mbulimin e shpenzimeve. Ndoshta duhet përcjellë rastin e Rumanisë, kur është bërë ri-programimi i marrëveshjes së autostradës apo pagesës së saj. Në qoftë se Kosova bën një ri-programim të tillë, besoj se mund t’i shmanget një krize potenciale. Por, në qoftë se ne vazhdojmë me mbulimin e këtyre borxheve dhe këtyre kostove, atëherë kriza është e pashmangshme”, thotë ai.
Profesor Sadiku, vlerëson se në këtë moment është i nevojshëm një rishikim i buxhetit nga Qeveria e Kosovës. “Unë mendoj se vërtetë në këtë vit do të duhej që buxheti i Kosovës të rishikohej edhe një herë. Ky rishikim duhet të na vë në një situatë të re, për të ndërmarrë veprime të mëtutjeshme dhe për të ndërtuar një strategji që, megjithatë, Kosova t’i zbusë pasojat e një situate shtrënguese buxhetore, dhe që eventualisht të futemi në binarët e një qëndrueshmërie fiskale”, thotë Sadiku. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Inflacioni ndikon në rritjen e kostos së ndërtimit në Kosovë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen
Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit
Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut
Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime