LAJMI I FUNDIT:

Rossi, zëvëndësues i Balotellit

Rossi, zëvëndësues i Balotellit

La Gazzeta dello Sport shkruan se sulmuesi i Villarealit, Giuseppe Rossi, ka rënë në radarin e Interit, si zëvëndësim për Mario Balotellin që pritet të largohet nga Meazza.

Sky Sports spekulon se Nerazzurët kanë refuzuar një ofertë prej 20 milionë funtesh për Balotellin, në kohën kur negociatat për një marrëveshje janë duke vazhduar. Nëse transferohet Balotelli te Manchester City, atëherë Interi kërkon të mbulojë hapësirat e lëna bosh nga SuperMario me transferimin e Giuseppe Rossit.

Rafa Benitez thuhet se e preferon më shumë sulmuesin e Liverpoolit Dirk Kuyt, ndërsa do të ishte i kënaqur nëse do transferohej edhe Rossi. /Telegrafi/