LAJMI I FUNDIT:

Rosella Sensi lëvdon Adrianon dhe Simplicion

Rosella Sensi lëvdon Adrianon dhe Simplicion

Presidentja e Romës, Rosella Sensi, është shumë e kënaqur me transferimet e Adrianos dhe Fabio Simplicios.

Mesfushori ofensiv Simplicio u transferua te Roma të martën, ndërsa këtë transferim e pasoi edhe Adriano që nënshkroi kontratë tre vjeçare me Giallorossët.

“Merkatoja jonë filloi vërtet mirë. Adriano dhe Simplicio janë dy kampionë të mëdhenj. Ekziston entuziazëm i pabesueshëm dhe jam vërtet e kënaqur që shoh tifozët të kënaqur me transferimet”, tha Sensi për Radio Centro Suono Sport. /Telegrafi/