LAJMI I FUNDIT:

Rosell: Cesc i yni, jo i Realit

Rosell: Cesc i yni, jo i Realit

Presidenti i ri i Barcelonës, Sandro Rosell, është i bindur se Barcelona do të jetë në gjendje të thyejë rezistencën e Arsenalit, për firmën e mesfushorit Cesc Fabregas.

Fabregas është në mes të një lufte mes dy skuadrash, ndërsa ‘sulmi’ i parë prej 29 milionë funtesh nga Barcelona, nuk i bëri ‘dëme’ Arsenalit, që është duke vazhduar luftën për ta mbajtur kapitenin.

“Për momentin nuk jemi nën ndonjë lloj presioni. Ne kemi gjithë verën për të arritur marrëveshjen. Jam i bindur se Cesc do të jetë lojtari ynë në fillim të sezonit. Unë e di se çfarë mund të ndodhë në futboll dhe nuk do të befasohesha nëse Real Madridi do të bënte ofertë për të”.

“Por, ne jemi të qetë sepse personi kyç në gjithë këtë është vet Cesc Fabregas. Nëse ai largohet nga Arsenali, ai do të luajë për Barcelonën për shkak të rrënjëve të tij”, tha Rosell. /Telegrafi/