LAJMI I FUNDIT:

Rooney fajtor për dështimin e Anglisë

Rooney fajtor për dështimin e Anglisë

Ish-bosi i Liverpoolit, Gerard Hullier, ka fajësuar Wayne Rooneyn për dështimin gjatë Kampionatit Botëror.

“Ndoshta arsyeja pse Anglia dështoi në Botëror është forma e dobët e top lojtarëve. Kur e them këtë mendoj për Wayne Rooneyn. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por se a ishte i lodhur ose ishte jashtë formës, nuk e di. Nëse Rooney, që për mua është top lojtar dhe finalizues, do të shënonte më shumë gola, atëherë Anglia do shkonte larg”

“Ekipet tjera në Botëror që patën sukses, ka qenë për shkak finalizuesve të mirë, rasti konkret me Uruguain që shkoi larg për shkak të formës së lartë të Forlan”, përfundoi Hullier. /Telegrafi/