Kryeministri i Kosovës edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin e tij se “kufijtë janë të pa negociofshim” në bisedimet me Serbinë, dhe kjo deklaratë e tij vije, pas deklaratës së sotme të presidentit Thaçi i cili tha se “patriotizmi dallon nga pjesëmarrja në procese, aty kërkohet mençuri”.
Këtë deklaratë kryeministri Haradinaj e bëri në Kuvendin zgjedhor të Aleancës së të Rinjve të Kosovës në Ferizaj.
Më këtë rast kryetari i AAK-së dhe njëherit kryeministër i Kosovës, Haradinaj e ka quajtur Ferizajn “promotor të zhvillimit ekonomik, sepse ai ka zënë hapin e zhvillimit ekonomik”.
Ai shtoi se Ferizaj nuk po mbetet më qytet i një rajoni diku, por po bëhet kryeqendër e rajonit të vet. Ai theksoi ndërtimin e spitalit të Ferizajt dhe shprehu dëshirën që të mund të fillohet edhe me ndërtimin e liqenit të Lepencit.
Duke folur për FSK-në, ai tha se tani do të jetë Ushtri e Kosovës, e barabartë me të gjitha ushtritë e shteteve sovrane.
“Po ju siguroj se mandati i Ushtrisë tonë është i plotë dhe nuk ka dallim prej mandateve të ushtrive tjera të shteteve sovrane, pra nuk ka asnjë mungesë. Çdo e drejtë e një ushtrie që ekziston, e ka FSK-ja. Ia kemi dhënë këtë mandat. Çka është më rëndësi, e kemi fituar besimin për këtë punë që po e bëjmë, për pjekurinë që po tregojmë, për seriozitetin që po tregojmë të aleatët tanë. E kemi fituar besimin edhe të serbëve të Kosovës, ka të rinj e të reja serbë që janë pjesëtarë të FSK-së, ka edhe tjerë që po duan mu bë, edhe pse po u bëjnë presion do po e lëshojnë, do të tjerë prapo po duan mu bë. Do të rritet për 2-mijë”, tha ai.
Haradinaj foli edhe për investimet e ardhshme në energji në vlerë prej 1.3 miliardë dollarë, ndërsa pohoi se liberalizimi i vizave nuk është projekt i dështuar. “E kam zhvilluar një takim tepër të mirë me kryeministrin e Holandës dhe e kemi taku me të shumë mirë”, ndërsa tregoi se është në kontakt të vazhdueshëm edhe me qeverinë gjermane.
Haradinaj po ashtu shprehu besimin që më 20 nëntor, Kosova do të bëhet anëtare e Interpol-it.
Haradinaj në fund të fjalës së tij, foli edhe për negociatat me Serbinë dhe temën më të nxehtë, çështjen e kufirit.
“Ato qëndrimet rreth negocimit me Serbinë, ne jemi të vetëdijshëm se edhe duhet mençuri, edhe duhet zgjuarsi, edhe duhet zotësi, por një gjë po ashtu e di, që s’bënë me ngucë atë që është mbërri, pra s’guxojmë me rihap Kosovën, kufijtë, territorin. Nëse shtohemi e rritemi, askush nuk është kundër, por s’guxojmë me hap për diskutim, negocim atë që kemi mbërri, pra është gabim. Sot me të gjitha paritë politike që jemi në koalicion, kemi ra dakort për një rezolutë, që thotë: kufijtë janë të pa negociueshëm”, tha Haradinaj, raporton kp, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak