Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar deklaratën e kryeparlamentarit Kadri Veseli lidhur me ndikimin e tij në Vetëvendosje.
Veseli ditë më parë tha se Thaçi ka kapur për hunde Vetëvendosjen, ndërsa në një konferencë për media, presidenti i vendit deklaroi se ka bashkëpunim me të gjitha partitë dhe nuk ka ndikim në asnjë nga to.
Thaçi i është përgjigjur edhe deklarimit të kryeministrit Ramush Haradinaj të dhënë dje në inaugurimin e Kompleksit memorial të heronjve dhe dëshmorëve të kombit në Marinë të Skenderajt, se mbrojtja e kufijve të Kosovës, qoftë edhe nga presidenti, është borxh ndaj gjakut të dëshmorëve.
“S’dëshiroj t’i komentoj asnjë deklaratë të liderëve. Bashkëpunimi me Veselin dhe Haradinajn është shumë i mirë. Bashkëpunoj me të gjitha partitë, respektoj çdo lider dhe as nuk pretendoj të ndikoj apo as s’lejoj të më kapë për hunde dikush apo unë dikë. Bashkëpunimi ekziston maksimalisht me opozitë e pozitë. As s’pretendoj të kem influencë. Vetëm bashkëpunimi hap rrugë për të ardhmen. Ajo që duhet të bëjmë është se kjo fazë përpos patriotizmit të paraqitur në akademi përkujtimore kërkon mençuri, shkathtësi, largpamësi dhe përgjegjësi shtetërore. Par paraqitja në akademi dallon nga përfaqësimi i Kosovës në tavolinë përballë Serbisë”, ka thënë Thaçi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare