LAJMI I FUNDIT:

Ribery: Nuk frikësohem për karrierën

Ribery: Nuk frikësohem për karrierën

Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, ka thënë se ai është i bindur se do të rikthejë besimin e njerëzve, pas skandalit të fundit ku ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur.

“Nuk kam frikë për të ardhmen time, qoftë me kombëtaren apo Bayern Munichun. Jam i bindur se mund ta rikthej besimin e njerëzve që dyshojnë në mua. Unë nuk kam bërë asnjë gabim me vetëdije”.

“Falënderoj klubin dhe familjen time për mbështetjen e pakufishme. Presioni është shumë i madh, ndërsa unë jam kthyer sërish në këmbë, edhe pse është një moment i lodhshëm dhe depresiv në jetën time”, ka thënë Ribery për Bild. /Telegrafi/