LAJMI I FUNDIT:

Reina: Liverpooli ka nevojë edhe për pronarë të rinj

Reina: Liverpooli ka nevojë edhe për pronarë të rinj

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, shpreson që caktimi i një menaxheri të ri do t’i rregullojë gjërat në Anfield.

Reina po ashtu pret të ketë ndryshime edhe në pronarët e klubit.

“Jemi duke pritur me gishta të kryqëzuar, sapo të zgjidhet situata me menaxherin dhe pronarët, që shpresojmë të kryhet shpejt, me shpresa mund të fokusohemi në ndërtimin e një ekipi për të ardhmen”.

“Ne jemi të gjithë në të njëjtën anije dhe duam ta zbukurojmë atë. Ne duam të jemi më të fuqishëm, më të qëndrueshëm dhe të krijojmë dhe ndërtojmë një ekip më të gatshëm për të garuar për titull përsëri”, ka thënë Reina. /Telegrafi/