LAJMI I FUNDIT:

Redknapp: Cole kërkoi Tottenhamin

Redknapp: Cole kërkoi Tottenhamin

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka pranuar se ai ka menduar se Joe Cole është lojtar i Tottenhamit, por u shokua kur mori vesh se Cole është zyrtarizuar te Liverpooli.

“Nuk e di se pse ai vendosi të shkonte te Liverpooli. Unë fola me të një muaj më parë dhe mendova se ai po vjen këtu. Ai kërkoi të transferohej te Tottenhami. Ai kishte vendosur kështu, nuk pata dyshim për këtë”.

“Por kaloi një muaj dhe me kohë, Liverpooli lëvizi dhe ndoshta e kapërceu radhën e gjatë”, ka thënë Redknapp. /Telegrafi/