Klik, klak. klik, klik, klak ... ky është tingulli i lapsit që përplaset mbi bankë gjatë një ore të mërzitshme leksioni. Por ja si mund të shndërrohet tingulli i lehtë klik klak në Tum Tum Pa, Tum Tum Pa!
Red Bull Tum Tum Pa është konkursi i parë për studentë i krijimit të muzikës, ku skuadrat e formuara nga maksimumi 4 studentë do të sjellin muzikën e tyre kreative, te realizuar vetëm nëpërmjet zhurmës së mjeteve shkollore: lapsave, stilolapsave, vizoreve, gërshërëve dhe gomave.
Deri tani në Prishtinë janë zhvilluar pesë raunde kualifikuese, duke realizuar përzgjedhjen 12 grupeve, të cilët do të marrin pjesë në këtë finale të Red Bull Tum Tum Pa. Raundet kualifikuese të këtij kampionati janë zhvilluar në këto universitete:
Universiteti Iliria
UBT
AAB
Universiteti Pjetër Budi
Universiteti Fama
Performanca më e mirë, e realizuar duke përdorur këto mjetet shkollore, do të vlerësohet nga një juri profesioniste, e cila përbëhet nga DJ Blunt, stilistja Rezarta Galica dhe Kryetari i Unionit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, Kushtrim Morina.
Skuadra fituese do të udhëtojë nw Shqipëri në nje turne te paharrueshme rafting rregullat e konkurrimit:
Në konkursin RED BULL TUM TUM PA janë lapsat dhe stilolapsat që formojnë tingullin, pa ndihmën e asnjë instrumenti tjetër.
Skuadra të formuara nga 2-4 studentë mund të përdorin vetëm mjetet shkollore për të krijuar performancën e tyre muzikore.
Instrumentet e lejueshme për tu përdorur janë: lapsat, stilolapsat, librat, çantat, gërshërët, gomat ose kanaçja e Red Bull. Nuk ka asnjë limit në lidhje me kreativitetin – skuadrat mund të zgjedhin ritmin që i përshtatet më shumë.
Gjatë konkurrimit nuk mund të këndohet, të përdoren instrumente tradicionale ose tinguj të krijuar elektronikisht. Skuadrat njëra pas tjetrës shfaqin talentin e tyre përgjatë dy sfidave 60-sekondëshe:
Raundi 1 – “The Cover”: Grupi paraqitet me një hit të mirënjohur, të cilin ia komunikon paraprakisht jurisë dhe konkurrimi zgjat 60 sekonda.
Raundi 2 – “Kompozimi Origjinal”: Skuadrat sërish tregojnë kreativitetin e tyre gjatë 60-sekondave, por në këtë rast nuk ka ndonjë kufizim për llojin e muzikës, zhanrit apo stilit.
Pas çdo raundi, juria vlerëson performancën. Të dyja sfidat do të gjykohen sipas kategorive: ritëm, kreativitet dhe impakti mbi spektatorët (mënyra sesi komunikohet me audiencën). Vlerësimi i jurisë fillon me 1 pikë (dobët) deri në 10 pikë (shkëlqyeshëm). Maksimumi i pikëve që mund të grumbullojë një skuadër është 60 (30 pikë për çdo sfidë). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj