LAJMI I FUNDIT:

EJA SIÇ JE

EJA SIÇ JE

Nga: Kurt Cobain (kënga “Come as You Are” e grupit Nirvana, nga albumi “Nevermind”, 1992)
Përktheu: Fadil Bajraj

Eja
Siç je
Siç ishe,
Siç kam qejf të jesh;
si mike,
si mike,
si armik i regjur.
Shfrytëzoje kohën,
nxito,
zgjedhja është jotja,
mos u vono.
Shlodhu,
si mike,
si kujtim i moçëm,


Kujtim ah, kujtim ah, kujtim ah,

Eja
e laturisur në baltë,
e njomështuar në bardhësi,
Siç kam qejf të jesh;
si trend,
si mike,
si kujtim i moçëm.

Dhe po të betohem se nuk kam armë.

Jo nuk kam armë.
Jo nuk kam armë.

Kujtim ah …