LAJMI I FUNDIT:

Reali, marrëveshje për Di Maria?

Reali, marrëveshje për Di Maria?

Real Madridi së shpejti pritet që edhe zyrtarisht të konfirmojë transferimin më të ri, yllin e Benficas, Angel Di Maria, pasi që klubet janë marrë vesh për shumën e transferimit.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se presidenti i Benficas, Luis Filipe Vieira, pas një takimi me drejtorin e Realit, Jose Angel Sanchez, ka vendosur ta ulë çmimin në 30 milionë nga 40 milionë sa kërkonte në fillim.

Di Maria do të bëhet zyrtarisht lojtar i Realit të hënën, ndërsa do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare të vlefshme 2 milionë euro për sezon. /Telegrafi/