LAJMI I FUNDIT:

Reali kërkon një qendërmbrojtës

Reali kërkon një qendërmbrojtës

Real Madridi sipas mediave në Spanjë është seriozisht në merkato për një qendërmbrojtës të ri, në tentim për të përforcuar mbrojtjen para sezonit të ri.

Jose Mourinho dëshiron që ta implementojë urrejtjen e tij për Barcelonën në fushë, kur të vë në funksion armatën e tij të çeliktë, të cilën dëshiron ta gjallërojë me një qendërmbrojtës elitar të kohës.

Në listën e ngushtë të dëshirave të teknikut portugez janë emra si Nemanja Vidic, David Luiz, Thiago Silva dhe Bruno Alves i Portos. /Telegrafi/