LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi është i sigurt për 10 vitet e ardhshme

Real Madridi është i sigurt për 10 vitet e ardhshme

Real Madridi ka disa veteran, por të jashtëzakonshëm në skuadër si Sergio Ramos (31), Cristiano Ronaldo (32), Luka Modric (31), Karim Benzema (29) dhe Keylor Navas (30).

Por në skuadër kanë edhe yje të ri që në 10 vitet e ardhshme do ta bartin këtë fanellë.

Duke filluar nga pesëshja si: Carvajal, Casemiro, Isco, Danilo dhe Lucas Vazquez që janë nën 25 vjec e duke vazhduar me Raphael Varanen.


Aty janë edhe Marco Asensio 21 vjec e Mateo Kovavic 23 vjec.

Isco dhe Casemiro kanë edhe shuëm kohë përpara dhe mund të japin shumë cik kanë bërë në këtë vit.

Por gjenerataq e tretë po vjen me Marcos Llorente (22), Jesus Vallejo (20) dhe Theo Hernandez (19).

Lojtar tjetër që po pëlqehet shumë është edhe Vallejo që ishte në huazim te Eintracht Frankfurt e që do të mundohet të zë vend në mbrojtjen me Ramos, Varane dhe Nacho.

Aty nuk duhet të harrohen  edhe treshja që janë në moshën nga 27 deri në 30 vjeç si Toni Kroos, Benzema dhe Marcelo e që mund të luajnë edhe disa vite. /Telegrafi/