Simptomat më të shpeshta të alergjisë janë teshtitja, kollitja, lotimi i syve, turfullimi, ndonjëherë edhe të kruarit e pjesëve të caktuara të trupit, kryesisht në ato pjesë që fëmija ka pasur kontakt duke e përkëdhelur kanakarin
Te alergjia nga kafshët fjala është pikërisht për reaksionin ndaj zbokthit të kafshëve, jargëve, urinës dhe fekaleve, transmeton Telegrafi.
Në kundërshtim me mendimin e rrënjosur, lëkura e kafshëve vetvetiu nuk është alergjen, mirëpo në të mund të qëndrojnë pluhuri dhe alergjenët e tjerë.
Alergjenët e maces apo qenit tuaj, mund të gjenden në orenditë shtëpiake, dhe në sipërfaqe të tjera në shtëpi. Këta alergjenë, shpesh mund të mbeten aty për disa muaj.
Qimet e kafshëve shtëpiake, gjithashtu, mbledhin pluhur dhe polen dhe kështu mund të vijë në kontakt me përbërës që shkaktojnë alergji.
Alergjenët e qenve dhe maceve gjenden në mukozën e syve dhe të hundës dhe shenjat e para janë kruarje dhe skuqje të syve dhe hundës. Nëse niveli i alergjenëve është i ulët simptomat mund të mos shfaqen edhe pas kalimit të disa ditëve nga kontakti me kafshët.
Tek personat të cilët kanë sistem të dobët imunitar, përveç këtyre simptomave, mund t’ju shfaqet edhe kollë, vështirësi në frymëmarrje apo humbje të frymëmarrjes 15-30 pas thithjes së alergjenëve.
Rrallë ndodhë që tek personat me mbindjeshmëri të shfaqet skuqje intensive dhe skuqje në fytyrë, në qafë dhe në pjesën e gjoksit. Tek 3 deri në 10 persona me astmë, kontakti me mace mund të shkaktojë sulm astme.
Shmangia e kontaktit, do t’ju ndihmojë në reduktimin e simptomave të alergjisë deri në atë pike saqë nuk do të keni nevojë për përdorim të ilaçeve shtesë.
Ndërroni rrobat tuaja dhe lani duart thellësisht pas çdo kontakti me kafshët.
Zgjedhja më e mirë është që t’i mbani jashtë shtëpisë tuaj. Por mos mendoni se mbajtja e maceve apo qenve në oborr, nuk do ta pengojë futjen e alergjenëve në shtëpinë tuaj. Nëse ju përsëri vendosni që të vazhdojnë të jenë pjesë e shtëpisë tuaj, atëherë mos lejoni që ato të futen në dhomën tuaj të gjumit. Pastrojeni thellësisht dhomën tuaj të gjumit dhe dyshemenë mbajeni gjithmonë të pastër.
Gjëja më e mirë është që të mos përdorni qilima dhe tepisone, si dhe të gjitha ato gjëra në të cilat mund të mbeten gjurmët e kafshëve tuaja shtëpiake.
Gjithsesi, përgjigje më të saktë për parandalimin e do t’ju japë specialist alergolog. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë