LAJMI I FUNDIT:

Reagimi zyrtar i Barcelonës: Dënojmë dhunën në rrugët e qytetit, u refuzua kërkesa për shtyrjen e ndeshjes

Reagimi zyrtar i Barcelonës: Dënojmë dhunën në rrugët e qytetit, u refuzua kërkesa për shtyrjen e ndeshjes
XXX during the international friendly match between Catalunya and Argentina at the Camp Nou stadium on December 22, 2009 in Barcelona, Spain. Catalunya won the match 4-2. (Photo by Manuel Blondeau/AOP.Press)

Gjiganti katalunas, Barcelona ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjet që po ndodhin në qytet.

Katalunia ka referendum ku qytetarët po votojnë për pavarësi që të ndahen nga Spanja.

Kjo ka bërë që policia spanjolle të futet me dhunë nëpër shkolla që janë përdorur si qendra votime dhe ka goditur njerëzit nëpër rrugë me shkopinj gome por jo vetëm kaq pasi ka pasur edhe të shtëna në drejtim të tyre me plumba të gomës.


Barcelona kërkoi shtyrjen e ndeshjes me Las Palmas, por një gjë e tillë u anulua nga Federata e Futbollit të Spanjës.

Klubi kampion i shumëfishtë në La Liga, ka dënuar ngjarjet e dhunshme në qytet dhe ka njoftuar se zyrtarisht do të luajnë ndeshjen ndaj Las Palmas.

Komunikata zyrtare e Barcelonës që tregon se ndeshja do luhet me dyer të mbyllura

“FC Barcelona dënon ngjarjet që kanë vendosur dhunë në shumë pjesë të Katalonisë në mënyrë që të parakalojnë qytetarët e saj që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për shprehje të lirë”.

“Duke pasur parasysh gjendjen e jashtëzakonshme të ngjarjeve, bordi i drejtorëve ka vendosur që Barcelona kundër Las Palmas do të luhet me dyer të mbyllura, pas refuzimit nga liga profesionale e futbollit për ta shtyrë ndeshjen”, thuhet në njoftimin zyrtar të Barcelonës.

Barcelona e ka nisur në mënyrë të mrekullueshme edicionin në La Liga duke fituar gjashtë ndeshjet e para.

Por në rast se Katalonia fiton pavarësinë, atëherë Barcelona ka paralajmëruar se do të largohet nga La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

La Liga
Kalo në kategori