LAJMI I FUNDIT:

Raktet ruse godasin qytetin e Odesas

Raktet ruse godasin qytetin e Odesas

Raketat ruse goditën sot qytetin port Odesa në jug të Ukrainë kanë njoftuar autoritetet në Kiev.

Mediat ukrainase gjithashtu raportojnë se shpërthime ka patur në Kiev dhe në Dnipro – qytet ky me rëndësi strategjike që lidh lindje dhe perëndimin e Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Odesa është qyteti i tretë më i madh në Ukrainë dhe mbetet një vend shumë i rëndësishëm për ushtrinë e Vladimir Putinit.


Nëse arrijnë ta marrin nën kontroll të plotë rusët, atëherë kjo do të nënkuptonte se ukrainasit nuk do të mund të kenë qasje në det.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar se ushtria e tij do të çlirojë çdo pëllëmbë të territorit të Ukrainës. /Telegrafi/