LAJMI I FUNDIT:

Raiffeisen Bank me 100 bankomatë

Raiffeisen Bank  me 100 bankomatë

Raiffeisen Bank në Kosovë e ka zgjeruar rrjetin e bankomatëve në Kosovë duke e instaluar bankomatin e 100-të në Prizren. Zgjerimi i rrjetit të bankomatëve është një përgjigje ndaj kërkesës së klientëve për shpejtësi dhe komoditet.

Ky rrjet do tu mundësojë klientëve të bankës të kenë qasje në paratë e tyre gjatë tërë javës. Por funksioni i rrjetit të bankomatëve nuk është i kufizuar vetëm në tërheqjen e parave të gatshme. Ky rrjet ju ofron klientëve mundësi të shtypin bilancin total të gjendjes, bilancin e gjendjes që përfshin pesë transaksionet e fundit dhe ndryshimin e PIN-it të kartelës së tyre.

Robert Wright, Drejtori ekzekutiv i Raiffeisen Bank në Kosovë, Robert Wright tha se gjatë viteve të fundit, Raiffeisen Bank ka investuar shumë në rrjetin e saj të distribuimit me qëllim që të jetë sa më afër klientëve dhe tu ofrojë atyre shërbimet përkatëse dhe moderne. “Duke pasur një rrjet prej 100 bankomatëve do të na ndihmojë po ashtu të zgjerojmë konceptin e shfrytëzimit të shërbimeve bankare 24/7 në të gjitha vendet në Kosovë”, u shpreh Wright.

Përveç rrjetit të bankomatëve, rrjeti i distribuimit të Raiffeisen Bank, përfshin 50 degë dhe nëndegë në gjithë Kosovën, qendrën telefonike Raiffeisen Direct, agjentët e shitjes, dhe shërbimin Banka në Rrota.


Përmes punonjësve profesionalë dhe të trajnuar në fushat përkatëse, Banka ju ofron një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve bankare për të gjitha kategoritë e klientëve, biznese dhe individë.

Në muajt e fundit, Banka ka qenë e fokusuar posaçërisht në zhvillimin e mëtutjeshëm të produkteve dhe shërbimeve për individë dhe mikrobiznese, duke i kushtuar vëmendje të veçantë përkrahjes së sektorit të bujqësisë me qëllim rritjen e konsiderueshme të portfolios së kredive në këtë sektor. /Telegrafi/