LAJMI I FUNDIT:

Qeveria emëron Bordin e drejtorëve në Trainkos

Qeveria emëron Bordin e drejtorëve në Trainkos

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar vendimin për emërimin e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Trainkos”. 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti propozoi që kryesues i Bordit të emërohet, Nol Dedaj i cili edhe u votua në mbledhjen e Qeverisë.


“Në konkursin e drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Trainkos kanë aplikuar 120 kandidatë. Komisioni rekomandues i ka shqyrtuar rekomandimet dhe ka shqyrtuar aplikimin e kandidatëve dhe ka përzgjedhur listën e ngushtë prej 37 kandidatë. Kjo listë është dërguar për verifikim në Komisionin Qendror dhe të Thesari I republikës së Kosovës. Të gjithë kandidatët që janë përfshirë në listën e ngushtë, në pajtim me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative janë sugjeruar që mund të shqyrtojnë ankesë prej 30 ditëve. Gjithsej janë parashtruar 17 ankesa prej tyre Komisioni i ankesave 11 i ka aprovuar dhe 6 i ka refuzuar”, ka thënë Kurti.

Kurti propozoi që të votohen anëtarët e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike të hekurudhave, të cilët  janë: Astrit Mehaj, Drita Kadriu-Berisha, Blerina Shamolli, Rizah Spanca dhe Shaban Neziri.

“Bazuar në arsyetimin e lartcekur propozoj të emërohen këta kandidatë: Astrit Mehaj, Drita Kadriu-Berisha, Blerina Shamolli, Rizah Spanca dhe Shaban Neziri”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/