LAJMI I FUNDIT:

Puyol: Fabregas, e ardhmja e Barcës

Puyol: Fabregas, e ardhmja e Barcës

Kapiteni legjendar i Barcelonës, Carles Puyol, ka lansuar edhe një sulm tjetër në drejtim të Arsenalit sa i përket çështjes së shumëpërfolur ‘Cesc Fabregas’, pasi u ka bërë thirrje Topçinjve të heqin dorë nga asi i tyre.

“Cesc është vërtet një djalë i mirë që mezi pret të bëhet lojtar i Barcelonës. Por, ai nuk është nga ata lojtarët që dëshiron të përdorë mediat për të ardhur deri tek transferimi. Ky nuk është stili i tij. Mendoj se Arsenali duhet ta respektoj klasin e tij dhe të tregoj klasin e njëjtë duke i dhënë djaloshit që u dha shumë atyre, atë që kërkon ai dhe familja e tij. Ai nuk po privohet vetëm nga mundësia për të ardhur te klubi më i mirë në botë, ai po privohet nga kthimi në shtëpi”.

“Ai ka tentuar aq shumë që të fitoj trofe te Arsenali dhe kur ai e sheh suksesin e bashkëlojtarëve të tij spanjoll te Barcelona, është e natyrshme që ai dëshiron të jetë pjesë e suksesit. Ai është e ardhmja e Barcelonës dhe Arsenali nuk mund të bëj asgjë për ta ndalur atë. Unë kam kaluar gjashtë javë me të dhe ekziston vetëm një klub të cilin ai e dëshiron. Skenari më i keq është që ne duhet të presim edhe 12 muaj, por Arsenali, Barcelona dhe vetë Cesc e di se ky është skenari më i keq i mundshëm”, deklaroi Puyol. /Telegrafi/