LAJMI I FUNDIT:

Putin do të arratiset në Venezuelë nëse humbet luftën në Ukrainë

Putin do të arratiset në Venezuelë nëse humbet luftën në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka një plan arratisjeje në rast se Rusia humbet luftën që filloi në Ukrainë, tha të mërkurën një ish-shkrues i fjalimeve të shefit të Kremlinit.

Abbas Gallyamov, i cili është gjithashtu një analist politik, tha se një burim i besuar i tha atij se Kremlini, që nga pranvera, ka zhvilluar një plan rezervë për një disfatë të mundshme në Ukrainë, që përfshin Putinin dhe udhëheqjen e lartë që të arratisen në Venezuelë, shkruan newsweek.


“Zakonisht nuk ritregoj histori të brendshme, por sot do të bëj një përjashtim. Së pari, i besoj shumë burimit dhe së dyti, informacioni është shumë i sigurt”, shkroi Gallyamov në Telegram.

Sipas Gallyamov, projekti është quajtur jozyrtarisht “Arka e Noes”. Argjentina dhe Venezuela dyshohet se janë ndër opsionet kryesore për arratisjen e Putinit, por Kina u konsiderua në fazat e hershme të bisedimeve.

“Siç nënkupton emri [Arka e Noes], ka të bëjë me gjetjen e tokave të reja ku mund të shkoni në rast se bëhet krejtësisht e pakëndshme në atdheun tuaj”, shkroi Gallyamov. Bashkëpunëtorët e liderit nuk përjashton që ai të humbasë luftën, të humbasë pushtetin dhe të evakuohet urgjentisht.

Gallyamov, i cili jeton në mërgim në Izrael që nga viti 2018, tha se Yury Kurilin, nënkryetari dhe shefi i stafit të kompanisë ruse të energjisë Rosneft, është “njeriu në terren” që bën të gjitha aranzhimet për një evakuim potencial në Venezuelë.

“Në verë, ai dha dorëheqje zyrtarisht nga [Rosneft] dhe tani iu përkushtua tërësisht ‘Arkës së Noes’,” shkroi Gallyamov dhe shtoi se “Ai ka nënshtetësi amerikane dhe lidhje të mira. Ai u diplomua në Universitetin Hayward në Kaliforni [dhe] punoi në strukturat e BP, përfshirë në pozicionin e lartë të drejtorit të çështjeve të korporatave”.

Kujtojmë se Kurilin është ende i listuar si zëvendëspresident dhe shef i stafit të Rosneft.

“Për fat të keq, burimi im nuk di asnjë detaj tjetër, megjithatë, ajo që është thënë është e mjaftueshme për të kuptuar: kur ata [Rusia] thonë se “gjithçka po shkon sipas planit”, ka kuptim të sqarohet se cili plan. Ata duket se kanë më shumë se një plan”, përfundoi Gallyamov. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori