LAJMI I FUNDIT:

Pulla postare me Nënën Terezë zgjidhet më e mira nga një juri ndërkombëtare

Pulla postare me Nënën Terezë zgjidhet më e mira nga një juri ndërkombëtare

Juria e Çmimit Ndërkombëtar të Arteve të Filatelisë “San Gabriello” e ka përzgjedhur pullën postare dedikuar, Himnit të Nënës Terezë,si pullën më përmbajtësore me karakter fetar.

Autore e pullës postare është Dijana Toska, ndërsa është dizajnuar nga organizata Little People of Kosova, Hilmnijeta Apuk dhe emetuar nga Posta e Kosovës me datë 15 gusht 2016 me rastin e Shenjtërimit të Nënës Terezë.


Siç merret vesh ndarja e çmimit do të bëhet më 24 shtator 2017 në Legnano të Veronës në Itali. Si shpërblim Postës së Kosovës do t’i akordohet një çertifikatë dhe plaketa e lajmërimit “L’Annunciazione” e punuar nga mjeshtri Enrico Manfrini.