LAJMI I FUNDIT:

Pse Cristiano Ronaldo nuk dëshiron t’i shkëmbejë fanellat me lojtarët e Romës

Pse Cristiano Ronaldo nuk dëshiron t’i shkëmbejë fanellat me lojtarët e Romës

Kundërshtarët shpesh i kërkojnë Cristiano Ronaldos fanellën, madje atë para ndeshjes dhe ai gjithmonë i shkëmben, por të dielën kur Juventusi luan me Romën, mund të mos e bëjë këtë gjë.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka një mospëlqim të madh ndaj Giallorossëve dhe zgjatë që nga koha kur ai luante për Manchester Unitedin.

“Djajtë e Kuq” u përball me Romën në Ligën e Kampionëve në vitin 2007 dhe anglezët e fituan ndeshjen e dytë 7-1, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 8-3 në total. Që nga ajo ndeshje Ronaldo nuk ka pëlqim të madh për Romën, sidomos për lojtarët e asaj kohe.


Ronaldo kur ishte te Manchester United ndaj AS Romës (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images)

“Kur ishte 6-0, ata më kërkuan të ndalesha, një kundërshtar më lutej që të ndaloja e të mos e dribloja”.

“Të tjerët më kërcënuan se do të më lëndonin”.

“Roma? Nuk ka asnjë lojtar me të cilin do të shkëmbeja fanellën”, ishte rrëfimi i tij në dhjetor të vitit 2018.

Fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë” do të jetë në gjendje të ritregojë rivalitetin e tij me Romën këtë javë, pasi Zonja e Vjetër udhëton në Stadio Olimpico të dielën, drejt rrugës së tyre për titullin e nëntë rresht në Serie A.

Cristiano Ronaldo (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)

Sezonin e kaluar 34-vjeçari ka shënuar 21 gola në 31 paraqitje, në vitin e tij të parë në Serie A. Por këtë sezon ai është më mirë, pasi në 15 ndeshje ka shënuar 13 herë.

Ai është golashënuesi i tretë më i mirë në kampionat pasi Romelu Lukaku me 14 gola dhe Ciro Immobile me 19 gola janë para tij.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Bundesliga
Kalo në kategori