LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria në Pejë ngriti aktakuzë kundër tre personave për fajde dhe kanosje

Prokuroria në Pejë ngriti aktakuzë kundër tre personave për fajde dhe kanosje

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër tre personave dhe atë të pandehurve, H.T, dhe A.V për veprën penale “Fajdeja”, për veprën penale “Ndihma e kryerjes se veprës penale fajdeja” dhe veprën penale “Kanosja”.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se sipas aktakuzë, të pandehurit H.T. dhe A.V., nga janari i vitit 2020 e në vazhdimësi deri më datë 15 shtator të vitit 2021, i kanë dhënë shuma të ndryshme të parave me kamatë viktimës.


Tutje në njoftim thuhet se i pandehuri H.T, nga muaj janar 2020 e në vazhdimësi deri më datën 15.09.2021 në Deçan, duke e ditur gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit i jep këtij të fundit para me kamatë në shuma të ndryshme, me vlerë të përgjithshme 18.200 euro, për të cilat i dëmtuari çdo fillim të muajit deri me datën 3, me përjashtim të vonesave për të cilat gjobitej, paguan nga 2.000 € fajde, ashtu që deri më datën 15.09.2021 i pandehuri H.T, realizon dobi pasurore në emër të fajdesë në vlerë prej rreth 20.000 € pa e llogaritur shumën bazë ku së bashku me të i pandehuri ia kërkon edhe 25.000 € dhe ia ndal fajdenë.

“I pandehuri A.V., në fillim të muajit janar 2020 në fshatin Llabjan Komuna e Pejës, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit, i jap atij para me kamatë në vlerë të përgjithshme 10.000 €, mirëpo për shkak të vonesave ia kërkon 15.000€, për të cilat i dëmtuari në emër të kamatës, duke përjashtuar vonesat, çdo muaj paguan nga 2.200€ dhe atë 1.000€ çdo fillim muaj dhe 1.200€ me datën 16 të secilit muaj, për çka gjer me datën 15.09.2021 i pandehuri A.V., realizon dobi pasurore në emër të fajdesë në vlerë prej rreth 20.000€ dhe ia kërkon edhe 5.000€ fajde dhe 10.000€ të borxhit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim i pandehuri A.Ç., sipas aktakuzë, ka aranzhuar takimet dhe me dashje ka ndihmuar të pandehurin H.T. për të kryer veprën penale “Fajdeja” nga janari i vitit 2020 deri në shtator të vitit 2021.

“Po ashtu, i pandehuri A.Ç., akuzohet edhe për veprën penale “Kanosje”, sepse më datë 15 shtator të vitit 2021, kanos seriozisht viktimën derisa ishe me të njëjtin në veturë, për t’u takuar me të pandehurin H.T., gjatë rrugës e kanos seriozisht me fjalë se do t’i shkaktoj një të keqe. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se tre të pandehurit secili veç e veç kanë kryer veprat penale të cilat ju vihen në barrë. Prokurori i shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente, që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë”.

Po ashtu, siç thuhet në njoftim prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurve t’u bëhet sekuestrimi i përhershëm i pasurisë, përfshirë pronat, veturat dhe parat të cilat janë përfituar përmes veprës penale apo kanë mundësuar kryerjen e saj.

Njëkohësisht, në këtë çështje penale ka filluar të aplikohet Ligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori