LAJMI I FUNDIT:

Prezantohen mundësit për investime në mbeturina

Prezantohen mundësit për investime në mbeturina

Qeveria e Kosovës po bën promovimin e pjesëmarrjes së sektorit privat në Sektorin e Menaxhimit të Mbeturinave në Kosovë, për këtë ka caktuar Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC), si këshilltar udhëheqës në zhvillimin dhe zbatimin e Partneritetit Publik-Privat (PPP).

IFC-ja do të jep opsione për rehabilitimin dhe operimin e katër deponive ekzistuese të vendosura në Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Podujevë, si dhe një stacion transferimi në Ferizaj.

Në ketë tryezë, do të prezantohen mundësit për Partneritetin Publiko Privat (PPP) dhe në të cilën investitorët potencial do të kenë mundësinë që në një fazë më të hershme të shprehin para Qeverisë dhe këshilltarëve të tyre idetë për aspektet kryesore teknike dhe komerciale të PPP-së. /Telegrafi/