LAJMI I FUNDIT:

A preferon Suning një shitje të plotë të Interit apo vetëm aksione te fondi arab?

A preferon Suning një shitje të plotë të Interit apo vetëm aksione te fondi arab?

Raportet po rriten me shpejtësi se Suning Group do të preferonte të shiste 30 për qind të Interit tek PIF (Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite) sesa të gjithë klubin te BC Partners.

Grupi kinez po kërkon prurje të reja të të ardhurave dhe shiti 25 për qind të kompanisë së tyre me pakicë për të ndihmuar në mbështetjen e situatës pas humbjeve të madha shkaku i pandemisë.

Ata kanë qenë në bisedime të avancuara me BC Partners për të shitur të gjithë klubin e Serie A për të paktën 800 milionë euro, por La Gazzetta dello Sport raportoi sot se kishte gjithashtu interes nga PIF.


Suning kërkon 'partnerë të përshtatshëm për Interin'
Lexo po ashtu Suning kërkon 'partnerë të përshtatshëm për Interin'

Gazetari sportiv Ben Jacobs konfirmoi se historia është “e saktë” në llogarinë e tij në Twitter, duke theksuar se Yasir Al Rumayyan ka qenë i përfshirë në negociata.

Ndryshe nga BC Partners, PIF po kërkon vetëm rreth 30 për qind investime në Inter, të cilat do të lejonin Suning të mbante klubin, por gjithashtu të vazhdonte procesin e rritjes me fonde të reja.

Është sugjeruar që Steven Zhang dëshiron të mbajë kontrollin e Interit, veçanërisht tani kur ata janë në krye të tabelës së Serie A, ndërsa babai i tij Zhang Jindong është në favor të një shitje të plotë të klubit.

Shitja e Interit: Interesim i madh nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite - zbulohet oferta e re
Lexo po ashtu Shitja e Interit: Interesim i madh nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite - zbulohet oferta e re

Arabia Saudite priti dy edicione të Superkupës së Italisë në vitet e fundit, edhe pasi Lega Serie A u kritikua për pranimin e propozimit mes çështjeve të ndryshme të të drejtave të njeriut dhe piraterisë.

PIF gjithashtu ka kërkuar të investojë në klubin anglez, Newcastle United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori