LAJMI I FUNDIT:

Shitja e Interit: Interesim i madh nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite – zbulohet oferta e re

Shitja e Interit: Interesim i madh nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite – zbulohet oferta e re

Sipas raportimeve në Itali, Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite ka treguar interes për blerjen e Interit, ndërsa Fortress Investment Group tashmë ka vendosur një ofertë për të blerë klubin nga Suning.

Suning po kërkon “partnerë të përshtatshëm” për klubin italian dhe sipas raportimeve, familja Zhang është e gatshme të shesë një pjesë të aksioneve apo të gjitha nëse oferta është e lartë.


Fondi britanik BC Partners ka qenë i pari që ka treguar interes  në marrjen e shumicës së aksioneve te Inter, por të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje pasi Suning vlerëson klubin në një miliard euro.

Sipas Il Sole 24 Ore, megjithatë, ka fonde të reja të gatshme për të diskutuar një blerje të mundshme të klubit.

Gazeta ekonomike raporton, Fortress, një firmë amerikane e menaxhimit të investimeve, ka bërë një ofertë paraprake për të blerë një shumicë aksionesh në klub.

“Oferta është pjesërisht e kapitalit dhe pjesërisht e financimit dhe gjithashtu do të ketë për qëllim rifinancimin e borxhit ekzistues”, raporton gazeta.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Princi i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman është gjithashtu i interesuar për blerjen e Interit dhe do të ishte i hapur për të blerë një pjesë të vogël të aksioneve në klub përmes Fondit Saudit të Investimeve Publike.

Zhang Jindong zbuloi javën e kaluar Suning  do të shkurtojë investimet e parëndësishme për biznesin me pakicë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori