LAJMI I FUNDIT:

Portugalia me borxhe para ndërrimit të pushtetit

Portugalia me borxhe para ndërrimit të pushtetit

Kandidati fitues i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Portugalinë e kërcënuar nga falimentimi, Pedro Passos Coelho ka premtuar se si kryeministër i ri, ai do ta vërë në zbatim kursin e rreptë të kursimit. Do të bëjë gjithçka për të fituar besimin e tregjeve ndërkombëtare, tha Coelho.

Në zgjedhjet e së dielës, socialistët qeverisës u ndëshkuan nga votuesit për keqmenaxhimin e krizës, duke ia besuar krijimin e qeverisë së re opozitës së koalicionit të djathtë dhe të qendrës. Pas numërimit të të gjitha votave, socialistët me kryeministrin në detyrë, José Sócrates morën vetëm 28 për qind të votave.

Ndërsa socialdemokratët konservatorë me kandidatin Pedro Passos Coelho 39 për qind të tyre. Sócrates pranoi humbjen dhe paralajmëroi dorëheqjen si kryetar partie. /Telegrafi/