LAJMI I FUNDIT:

Polonia skeptike për të hyrë në Eurozonë

Polonia skeptike për të hyrë në Eurozonë

Kriza e borxheve sovrane në Evropë e ka bërë skeptike Poloninë, për të përdoruar monedhën e përbashkët. Guvernatori i Bankës Qendrore të Polonisë, Marek Belka, e argumentoi qëndrimin me krizën e borxhit që po ndodh në Greqi. Ai thotë se Polonia për momentin, nuk ngutet të hyjë në eurozonë.

Belka, mendon gjithashtu se nëse vendet e Eurozonës nuk do të rregullojnë borxhin publik dhe përmirësojnë gjendjen e tyre ekonomike, hyrja në eurozonë do të jetë një rrezik jo vetëm për anëtarët e vjetër, por edhe ata të rinj.

Ai shtoi se me një sistem të pavarur monetar, Polonia kaloi me sukses krizën financiare, duke qenë e vetmja me rritje ekonomike brenda BE-së. /Telegrafi/