LAJMI I FUNDIT:

Poligloti Petro Zheji

Poligloti Petro Zheji

Nga: Perparim Kabo

Kush është Petro Zheji?


A ja vlen të shtrohet kjo pyetje? Po sigurisht që po. Puna e tij për më shumë se pesë dekada deri në frymën e fundit është një investim themelor që lidhet me origjinën, identitetin dhe kontributin e gjuhës shqipe. Punimet e tij janë përmbledhur në tre botime voluminoze, dhe konkretisht në librat: “-Shqipja dhe Sanskritishtja” në dy vëllime, “Libri i Aforizmave” dhe “Roli mesianik i shqipes”.

Punimet e profesor Petro Zhejit dallojnë për një metodologji krejt ndryshe prej asaj klasike që merret me analizën e formës së fjalës dhe strukturën e saj gramatikore.

Në punimet e tij, studiuesi Petro Zheji merret me gjenezën historike dhe me evoluimin historik të gjuhës si mendim dhe si fjalë, pra ai e nis studimin te përmbajtja e fjalës dhe kështu në këtë rrugëtim ai zbulon veçoritë e shqipes dhe kontributin e saj në raport me gjuhët e tjera. Duke ndërtuar algoritmin e gjuhës shqipe, Petro Zheji evidenton disa nga tiparet unikale të shqipes si një gjuhë primordiale dhe rëndësinë e saj në lëmenjtë e gjuhësisë botërore.

Aparati logjik i analizës së tij u jep përgjigje disa pyetjeve thelbësore si edhe janë:

– Kalimi nga paralogjikja te logjikja dhe lindja e mendimit të identifikuar me fjalë
– Ndërtimi strukturor silabik i fjalës dhe apsekti disemik, trisemik dhe shumë kuptimor
– Thelbi filozofik i mendimit dhe gjuha si mjetë shprehës që nga ndërtimi. Kalimi nga arsyetimi mitik në atë të filozofisë së lashtësisë dhe deri te filozfia moderne
-Analiza e gjuhës që nga krijimi dhe deri në ditët tona argumentohet duke e parë atë edhe si një faktor me funksion social kundruar në këndvështrimin gjithëpërfshirës të sociales

Këto janë disa nga pyetjet që i shtroi edhe profesor Eqrem Çabej, por që nuk u dha përgjigje.

Aspekt tjetër i punës së Petro Zhejit është kontributi si përkthyes…

Po përmendim dy nga përkthimet e tij

– Ringjallja e Leon Tolstoit
– Don Kishoti Mançes, vëllimi II i Miguel Servants-it

E japim këtë shembull se kemi të bëjmë me dy kolosë të letërsisë botërore dhe dy gjuhë krejt të largëta, gjuhë ruse dhe gjuha spanjolle.

Petro ishte poliglot; ai zotëronte thellësisht disa gjuhë të vjetra dhe të reja dhe konkretisht:

Greqishten e vjetër dhe të renë, latinishten, italishten, frëngjishten, spanjishten, gjermanishten, rusishten, sanskritishten, gjuhën mandarinishte, anglishten, gjuhë aziatike nipote dhe gjuhë skandinave, si dhe versione të përziera të sllavishtes, përfshi serbokroatishten…etj.

Petro kishte edhe një meritë dhe pasuri: ishte modest…!

Në trend Kultura

Më shumë
VETMI

VETMI

Fjala+
DIKUSH E DOGJI AMERIKËN

DIKUSH E DOGJI AMERIKËN

Poezi
VITET E ARTA

VITET E ARTA

Poezi
FËMIJA

FËMIJA

Poezi
“PLURALIZËM”

“PLURALIZËM”

Kulture
SHTËPIA E RE

SHTËPIA E RE

Poezi
Kalo në kategori