LAJMI I FUNDIT:

Policia inicion rast ndaj 17 personave për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore

Policia inicion rast ndaj 17 personave për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka iniciuar rast ndaj 17 personave për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Rastet e mosrespektimit të dispozitave shëndetësore kanë ndodhur në Kamenicë, Ferizaj, Prizren, Suharekë, Pejë, Rahovec.

Kamenicë 16.08.2020 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar pasi që njësiti policor në lokalin e tij  kishte vërejtur prezencën e shumë personave të cilët nuk kanë qenë duke e mbajtur distancën sociale dhe nuk kanë respektuar vendimin  e Qeverisë lidhur me virusin Covid-19. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar aktvendim dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.


Ferizaj 16.08.2020 – 21:00. Ndaj të dyshuarit  mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit pasi nuk kishte respektuar vendimin  e Qeverisë dhe rekomandimet e IKSHP-së lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Prizren 17.08.2020-01:00. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit si më lartë pasi që i njëjti nuk ka respektuar  vendimin e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Prizren 17.08.2020-02:00. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit si më lartë pasi që i njëjti nuk ka respektuar  vendimin e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Suharekë 17.08.2020-01:30. Raportohet se është iniciuar rasti për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore  gjatë epidemisë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte hapur lokalin e tij. Nuk raportohet për të arrestuar, me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt.

Suharekë 17.08.2020-21:20. Raportohet se është iniciuar rasti për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore  gjatë epidemisë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte hapur fushën sportive të mbyllur. Nuk raportohet për të arrestuar, me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt.

Prizren 17.08.2020-23:15. Njësitet  policore kanë ndaluar katër të dyshuar meshkuj kosovarë me veturë, pasi të njëjtit ishin duke lëvizur në kundërshtim me vendimin e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Të dyshuarit, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Prizren 17.08.2020-23:15. Njësitet  policore kanë ndaluar katër të dyshuar (dy femra dhe dy meshkuj) kosovarë me veturë, pasi të njëjtit ishin duke lëvizur në kundërshtim vendimin e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Të dyshuarit, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Pejë 16.08.2020-22:30. Është raportuar se në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë një ahengu janë takuar rreth 15 të pranishëm të cilët nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit është iniciuar rast në procedurë të rregullt.

Pejë 17.08.2020-21:35. Njësitet policore kanë shoqëruar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte organizuar një shfaqje në kundërshtim me dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë, në të cilën ishin tubuar disa persona. Të gjithë personat janë shpërndarë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Rahovec 17.08.2020-23:50. Është raportuar se në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë një ahengu janë hasur disa persona të cilët nuk e kanë respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Të gjithë personat janë shpërndarë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

Lajme
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Siguri
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Politikë
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Lajme
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Lajme
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lajme
Kalo në kategori