LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës ka ndaluar katër persona, nuk respektuan masat kundër coronavirusit

Policia e Kosovës ka ndaluar katër persona, nuk respektuan masat kundër coronavirusit

Katër persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit pasi të njëjtit nuk kanë respektuar masat e ndërmarra nga autoritetet për të frenuar përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Sipas njoftimit të policisë, dy persona janë ndaluar në Komunën e Prizrenit dhe nga një person është ndaluar në Mitrovicë të Jugut dhe Pejë.

Që prej 18 majit, në Kosovë ka nisur faza e dytë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit. Në këtë fazë – e cila pritet të zgjasë deri më 2 qershor – janë hapur një sërë biznesesh.


Qytetarët kanë të drejtë të qarkullojnë katër orë në ditë – dy orë paradite dhe dy pasdite. Orari i qarkullimit është i rregulluar në grupe, në bazë të numrit të parafundit në letërnjoftim.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, deri më tani janë regjistruar 1,025 raste me koronavirus. Prej tyre, 782 janë shëruar dhe 29 pacientë kanë vdekur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministrja Gashi takohet me homologun e Kolumbisë, bisedojnë për hapjen e ambasadës së Republikës së Kosovës

Zëvendësministrja Gashi takohet me homologun e Kolumbisë, bisedojnë për hapjen e ambasadës së Republikës së Kosovës

Lajme
A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti

A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti

Lajme
30-vjeçarja përpin aksidentalisht një gjilpërë, shpëtohet nga ekipi i Pulmologjisë

30-vjeçarja përpin aksidentalisht një gjilpërë, shpëtohet nga ekipi i Pulmologjisë

Lajme
Policia konfiskon armë dhe mbi 60 fishekë në Istog dhe Deçan

Policia konfiskon armë dhe mbi 60 fishekë në Istog dhe Deçan

Kronika e Zezë
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë

Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë

Lajme
Tentim vrasje në Deçan, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Tentim vrasje në Deçan, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori