LAJMI I FUNDIT:

Po hynte në banesën e saj, policia e gjobit infermieren e Klinikës Infektive për mos mbajtje të maskës

Po hynte në banesën e saj, policia e gjobit infermieren e Klinikës Infektive për mos mbajtje të maskës

Policia e Kosovës sot ka gjobitur infermieren e Klinikës Infektive, Shqipe Kadriu për mos mbajtje të maskës, përderisa ajo ishte duke hyrë në banesën e saj.

Kadriu përmes një postimi në Facebook, thotë se zyrtarët policor që i shqiptuan asaj dënimin, nuk e kishin as vet të vendosur maskën siç duhet.

“Kolegia më ofroi me veturë afër banesës, sapo dola e tërhoqa maskën ndër mjekër pasi isha vet në rrugë. Policia më ndaloi, u mundova t’ju tregoj që kam të drejt por s’më dëgjonin, i thash: as to se ke vënë mirë pasi ke lënë hundën jashtë dhe ma shkruan një dënim, më than shko ankohu…ku…gjeje vendin! WTF ku jemi ka jetojmë”, ka shkruar infermierja Kadriu.


E njëjta që nga fillimi i pandemisë COVID-19, është duke luftuar bashkë me shumë pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive, që ta mposhtin këtë betejë.

Edhe infermieri i Klinikës së Gjinekologjisë Liburn Dema është gjobitur para dy ditësh nga Policia, pasi nuk kishte vendosur maskë derisa ishte në veturë me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Ligji anti Covid ka hyrë në fuqi para dy javësh, i cili parasheh gjoba 35 euro për mos vendosje të maskës, por nuk specifikon se kur qytetarët mund të mos mbajnë maska.

Ndërkaq në rekomandimet e CDC-së amerikane qytetarët nuk rekomandohen të mbajnë maska kur janë në veturë me familjarë të ngushtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbetet mister fati i turistit lituanez të humbur prej tre ditësh në Valbonë, ndërpriten kërkimet

Mbetet mister fati i turistit lituanez të humbur prej tre ditësh në Valbonë, ndërpriten kërkimet

Lajme
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

Lajme
Reshje shiu në gjithë vendin, temperaturat maksimale bien për disa gradë

Reshje shiu në gjithë vendin, temperaturat maksimale bien për disa gradë

Lajme
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Politikë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Siguri
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Lajme
Kalo në kategori