LAJMI I FUNDIT:

Pllaka në bulevardin “Bill Clinton” tregon një citat nga fjalimi që ish-presidenti amerikan e kishte thënë më 1999, pas sulmeve të NATO-s (Foto/Video)

Pllaka në bulevardin “Bill Clinton” tregon një citat nga fjalimi që ish-presidenti amerikan e kishte thënë më 1999, pas sulmeve të NATO-s (Foto/Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në atë kohë, Bill Clinton, u ishte drejtuar amerikanëve më 11 qershor të vitit 1999 duke thënë se për herë të parë pas 79 ditësh, qielli i Yugosllavisë është i qetë.

Siç kishte thënë presidenti Clinton, përcjell Telegrafi, “ushtria dhe policia serbe po tërhiqen nga Kosova. 1 milion burra, gra dhe fëmijë të larguar nga toka e tyre po përgatiten të kthehen në shtëpi. Kërkesat e një bashkësie të bashkuar ndërkombëtare janë përmbushur”.

“Unë mund t’i raportoj popullit amerikan se kemi arritur një fitore për një botë më të sigurt, për vlerat tona demokratike dhe për një Amerikë më të fortë. Pilotët tanë janë kthyer në bazë. Sulmet ajrore janë pezulluar. Agresioni kundër një populli të pafajshëm është ndaluar”, kishte thënë Clinton në fjalimin e tij.


Zbulohet pllaka në bulevardin “Bill Clinton”: Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua
Lexo po ashtu Zbulohet pllaka në bulevardin “Bill Clinton”: Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua

Dhe si konkluzion, presidenti amerikan e kishte thënë një fjali, e cila sot është shkruar në një pllakë të vendosur në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë.

Bëhet fjalë për fjalinë përmes së cilës presidenti Clinton kishte dhënë ndoshta mesazhin kryesor.

“Për shkak të vendosmërisë sonë, shekulli i 20-të po mbaron, jo me zemërim të padobishëm, por me një afirmim shpresëdhënës të dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të njeriut për shekullin 21”, kishte theksuar ndër tjerash presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Bill Clinton.

Ndryshe, gjatë ditës në Kosovë, përveç ish-presidenti amerikan, kanë qëndruar edhe ish-sekretarja, Madeline Albright, ish-gjenerali Wesley Clark, dhe personalitete të tjera nga rajoni dhe bota.

Ardhja e tyre në Kosovë përkon me shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s, në qershor të vitit 1999. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori