LAJMI I FUNDIT:

Pique: Rooney është i patransferueshëm

Pique: Rooney është i patransferueshëm

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, nuk është i befasuar që Reali dhe Barcelona nuk janë në gjendje ta transferojnë sulmuesin titanik të Manchester Unitedit, Wayne Rooney.

“Unë jam i sigurt se shumë skuadra e dëshirojnë Rooneyn, por unë do të isha i befasuar nëse ai ndonjëherë largohet nga Manchester Unitedi. Ai dhe Sir Alex Ferguson kanë një marrëdhënie baba-djalë dhe nuk e shoh kurrë Rooneyn në fanellë të ndonjë klubi tjetër”.

“Sir Alex është menaxher i madh dhe ai i trajton të gjithë mirë. Por, unë mendoj se Wayne është i parapëlqyeri i tij. Rooney ka vërtet mbrojtje të mirë nga ai dhe unë e shoh sikurse të ishte djali i tij. Wayne ka aq shumë përkushtim dhe ai do të ketë edhe shumë më shumë sukses me Unitedin, jam i sigurt”, u shpreh Pique. /Telegrafi/