LAJMI I FUNDIT:

Pilula kundër plakjes që mund t’ua shtojë njerëzve 10 vite jetë

Pilula kundër plakjes që mund t’ua shtojë njerëzve 10 vite jetë

Një pilulë kundër plakjes që do të mund të na ndihmonte të jetonim deri në një dekadë më gjatë, tash është dhe një hap më afër përdorimit, pas zbulimit të një komponenti të rëndësishëm për procesin e plakjes.

The Independent shkruan se molekulat proteinë – të njohura si “GSK-3” – janë përgjegjëse për shkurtimin e jetës sonë natyrore, sipas një studimi, i cili sugjeron se jeta mund të zgjatet duke i larguar këto molekula.

Eksperimentet e bëra në insektet e frutave, të cilat gjithashtu e kanë proteinën “GSK-3”, kanë zbuluar se molekulat mund të ndalohen përmes përdorimit të paket të litiumit, i cili ua ka zgjatur jetën këtyre insekteve për 16 për qind.


web-protein-reuters

Kjo i ka rritur shpresat se litiumi, apo më gjasë një ilaç tjetër i njëjtë, por me më pak efekte anësore, do të mund që përfundimisht të kthehet në një pilulë për t’ia zgjatur jetën njerëzve.

Dhe, ndoshta, me më rëndësi, njohuria rreth molekulës mund gjithashtu ta zbulojë fshehtësinë për ta shtyrë nisjen e sëmundjeve që lidhen më moshën, si sëmundjet mendore, çmendurinë, kancerin, dhe parkinsonin, sipas Dr. Jorge Ivan Castillo-Quan, i cili udhëheq këtë studim.

“Jemi të ngazëllyer për ‘GSK-3’. Kjo mund të nënkuptojë se të gjitha llojet e sëmundjeve që lidhen më plakjen mund të parandalohen në një të ardhme të afërt, nëse behët terapi për njerëzit në moshë mesatare,” tha ai.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori