LAJMI I FUNDIT:

Pësoi lëndim të rëndë në Euro 2020, Spinazzola tregon datën e rikthimit

Pësoi lëndim të rëndë në Euro 2020, Spinazzola tregon datën e rikthimit

Mbrojtësi i Romës, Leonardo Spinazzola ka zbuluar se ai është në gjysmë të procesit të rikuperimit dhe shpreson që të kthehet pas 75 ditësh.

Reprezentuesi italian bëri përshtypje të madhe në Euro 2020 me kombëtaren dhe ishte një nga protagonistët kryesor për ekipin Azzurri.

Italia shkoi deri në fund, duke mposhtur Anglinë në finalen në Wembley, por gara përfundoi para kohe për Spinazzola.


U largua me lot nga fusha, Spinazzola ka pësuar dëmtim të rëndë në ‘Tendinën e Akilit’
Lexo po ashtu U largua me lot nga fusha, Spinazzola ka pësuar dëmtim të rëndë në ‘Tendinën e Akilit’

28-vjeçari pësoi një dëmtim në çerekfinale kundër Belgjikës, kur këputi tendinën e Akilit, dhe aktualisht po punon shumë për t’u rikthyer.

“Unë jam mirë. I hodha patericat”, ka thënë fillimisht Spinazzola për La Gazzetta dello Sport gjatë ngjarjes “Tutti a scuola”.

Kirurgu: Spinazzola kthehet brenda gjashtë muajsh
Lexo po ashtu Kirurgu: Spinazzola kthehet brenda gjashtë muajsh

“Po shkon mirë, edhe sepse punoj shumë. Unë jam në gjysmë të procesit të rikuperimit. Do të jenë afërsisht dy ose tre muaj të tjerë”.

“Ka 75 ditë për t’u kthyer në fushë, nëse gjithçka shkon mirë”, përfundoi mbrojtësi italian i Romës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori