LAJMI I FUNDIT:

Përmbledhja e paraqitjes individuale kundër Italisë tregon se Messi është një lojtar i një niveli tjetër

Përmbledhja e paraqitjes individuale kundër Italisë tregon se Messi është një lojtar i një niveli tjetër

Lionel Messi bëri një paraqitje të jashtëzakonshme kundër Italisë, me pikat kryesore të paraqitjes së individuale që tashmë kanë pushtuar rrjetet sociale duke u vlerësuar lartë.

Messi luajti një rol të madh në fitoren 3-0 të Argjentinës kundër Italisë në stadiumin Wembley të mërkurën mbrëma në ndeshjen e quajtur si Finalissima.

34-vjeçari riktheu në kohë ditët e tij më të mirë duke treguar formë të papërmbajtshme dhe ishte një kërcënim i vazhdueshëm ndaj kampionëve të Euro 2020.


Argjentina shkatërron Italinë dhe fiton Finalissiman – Messi me shokë shkëlqyen në sulm
Lexo po ashtu Argjentina shkatërron Italinë dhe fiton Finalissiman – Messi me shokë shkëlqyen në sulm

Ai krijoi shkëlqyeshëm golin e parë për Lautaro Martinez, duke kaluar Giovanni Di Lorenzon për të asistuar për sulmuesin e Interit, i cili e pati të lehtë të shënojë.

Messi rrëmbeu një tjetër asistim në fund të ndeshjes, pasi në shtesë asistoi për zëvendësuesin e pjesës së dytë Paulo Dybala që vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.

Larg dy asistimeve të tij, lojtari i Paris Saint-Germain e drejtoi gjithë shfaqjen. Ai realizoi më shumë driblime, krijoi më shumë raste dhe fitoi të 10 duelet e tij.

Lionel Messi ishte i pandalshëm në Wembley – ai fiton çmimin si MVP i Finalissima
Lexo po ashtu Lionel Messi ishte i pandalshëm në Wembley – ai fiton çmimin si MVP i Finalissima

Messi dukej i uritur dhe i përqendruar teksa dha një paraqitje të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare, duke dërguar një paralajmërim për kombëtaret kryesore përpara Kupës së Botës “Katar 2022”.

Në rrjetin social Twitter tashmë po qarkullon një video me përmbledhjen mahnitëse të paraqitjes së Messit, i cili gjithashtu u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” në Finalissima. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori