LAJMI I FUNDIT:

​Përfundon seanca e Kuvendit

​Përfundon seanca e Kuvendit

Kanë përfunduar punimet në seancën e sotme. Pika e fundit e rendit të ditës ka qenë edhe zëvendësimi i anëtarit të grupit parlamentar të Listës Serbe në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim. Megjithatë, deputetët e kësaj liste pas debatit për raportin për vendin nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka njoftuar se kjo pikë e rendit të ditës do të shqyrtohet në ndonjë nga mbledhjet e ardhshme.


Në seancën e sotme është shqyrtuar raporti për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, po ashtu edhe është zgjedhur anëtari i bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit serb.