LAJMI I FUNDIT:

Pellegrini: Te Reali nuk pata pushtet

Pellegrini: Te Reali nuk pata pushtet

Ish-trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, ka kritikuar ashpër hierarkinë e Real Madridit, duke thënë se ai nuk pati në dorë asgjë në kohën sa ishte trajner i Los Blancos.

“Ne nuk e fituam Ligën e Kampionëve, sepse nuk kemi pasur një skuadër të strukturuar për këtë dhe ky ishte mospajtimi im më i madh me presidentin Florentino Perez. Në Kupën e Spanjës luajtëm shumë keq dhe është një turp për të cilin përgjegjësia bie totalisht mbi mua”.

“Sneijder dhe Robben? Ne kemi pasur mendime të ndryshme sa i përket formacionit të skuadrës. Disa lojtarë të cilët ndjeva se janë të rëndësishëm ishin shitur”, ka thënë Pellegrini për El Mercurio. /Telegrafi/