“Kosova dhe Serbia janë vende sovrane që kanë të drejtë të përcaktojnë prioritetet e tyre të politikës së jashtme”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit Amerikan në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës (në gjuhën serbe), duke iu referuar deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se Kosova ka shkelur Marrëveshjen e Uashingtonit me rastin e aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Me marrëveshjen e nënshkruar në shtator të vitit 2020, Serbia dhe Kosova u angazhuan për bashkëpunim ekonomik, por edhe bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.
Pjesë e marrëveshjes ishte moratoriumi njëvjeçar, ku Kosovës i kërkohej që të mos aplikonte për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe Serbisë që të përmbahej nga një fushatë diplomatike për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës. Moratoriumi skadoi më 4 shtator të vitit 2021, transmeton Telegrafi.
“Moratoriumi ishte krijuar për të zgjeruar hapësirën për bisedime dhe kompromis mes Kosovës dhe Serbisë, që ne besojmë se është në interesin strategjik të të dyja vendeve”, njoftoi Departamenti i Shtetit.
“Ne vazhdojmë të besojmë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, është vendimtar për të dyja vendet që të zhbllokojnë të ardhmen e tyre evropiane. Ne u bëjmë thirrje atyre për pjesëmarrje urgjente, fleksibile dhe serioze në këtë proces”, thuhet më tutje.
Shtatorin e kaluar, në prag të përvjetorit të Marrëveshjes së Uashingtonit, Departamenti i Shtetit inkurajoi drejtpërdrejt Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë moratoriumin rreth çështjeve që mund ta ndërlikojnë përparimin në fushat teknike.
Pasi ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla paraqiti kërkesën zyrtare për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Vuçiq u tha gazetarëve në Beograd të enjten se Prishtina kishte “shkelur brutalisht” marrëveshjen e Uashingtonit.
“Pas gati dhjetë vitesh të nëpërkëmbjes së marrëveshjes së Brukselit, tash e kanë shkelur marrëveshjen e Uashingtonit, ndërsa as ata dhe as mentorët e tyre nuk e kanë respektuar ndonjëherë Rezolutën 1244”, ka theksuar presidenti i Serbisë.
Kujtojmë se Marrëveshja e Uashingtonit është nënshkruar pas dy ditësh bisedime ndërmjet përfaqësuesve më të lartë të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kryeqytetin amerikan më 3 dhe 4 shtator të vitit 2020, gjatë administrimit të presidentit, Donald Trump. Marrëveshja u ndërmjetësua nga i dërguari i Trumpit për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, i cili u ndal në bashkëpunimin ekonomik mes dyja palëve, i bindur se përmirësimi i situatës ekonomike dhe standardit të jetesës do të lehtësojë zgjidhjet politike.
Administrata e Bidenit ka pranuar obligimet nga marrëveshja e Uashingtonit, të cilën e ka konfirmuar disa herë vitin e kaluar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnet.
Gjatë vizitës së saj të fundit në rajon, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Karen Donfried, ka biseduar me presidentin Vuçiq, ndër të tjera, edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Siç u njoftua, ata ranë dakord që çështjet e hapura në dialog mund të zgjidhen nën patronazhin e BE-së për të arritur deri tek një zgjidhje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Familjarët refuzuan të merrnin trupin për ta varrosur, Prokuroria Elbasan: Personi i vrarë në burgun e Peqinit është Arben Lleshi
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre